Shefja e Epidemioligjisë, Silva Bino

Kronikë

Silva Bino publikon faktet e reja për efikasitetin e vaksinës kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve

22 Maj 2021, 10:21| Përditesimi: 22 Maj 2021, 10:23

  • Share

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

"Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac;

-  65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik

– 87% efektive ne parandalimin  e shtrimeve ne spital

– 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv

– 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve", shkruan Bino.

Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

Komento

Komente

  • Lui: 22/05/2021 14:43

    Po neve sikur kemi vaksinen tjeter kineze. Ne kemi SINOVAC, apo e kam gabim..?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?