SHKODËR- Një 31-vjeçar është vënë në hetim në Shkodër, pasi dyshohet se sillte mjete kontrabandë nga Anglia.
Policia thotë se ka zbuluar servisin e 31-vjeçarit në fshatin Kryebushat, i cili dyshohet se pasi i sillte mjetet në Shqipëri, shiste pjesë të tyre, aktivitet për të cilin nuk deklaronte të ardhurat.
Policia sekuestroi 11 automjete tip "Benz", të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia
SI.E./ReportTv.al"Shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Anglia dhe fshihte të ardhurat nga ky biznes, procedohet penalisht 31-vjeçari. Sekuestrohen 11 automjete tip "Benz".
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, goditën këtë veprimtari të kundërligjshme.
Për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Shjezë.
Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip "Benz", të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte të ardhurat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia.