Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, pranga 27-vjeçarit, një tjetër në kërkim! Sekuestrohet 1.6 kg kanabis

20 Mars, 12:58| Përditesimi: 20 Mars, 14:28

  • Share

TIRANË- Një skemë e trafikimit të drogës nga SHBA në Shqipëri përmes kutive postare është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë 27-vjeçari, Ilir Sefa banues në Tiranë, foto e të cilit u sigurua nga Report Tv.

Të riut i kishte ardhur një kuti me postë nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, brenda së cilës u gjet lëndë narkotike. Agjentët e Antidrogës së Tiranës punuan disa muaj për të dokumentuar veprimtarinë kriminale, pas dyshimeve se nga përtej oqeanit sillej drogë, ndërsa në operacionin “Atlanta” ra në pranga 27-vjeçari dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij 21 vjeç.

Në kutinë prej kartoni, e futur në disa qese plastike me synim kamuflimin dhe fshehjen në skanerët e postës, antidroga gjeti 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, me një përqindje të lartë THC, përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, e cila u sekuestrua.

Report Tv mëson se droga ishte nisur nga Atlanta e Shteteve të Bashkuara, ndërsa pritësit synon ta nxirrnin në tregun e Tiranës dhe jo vetëm. Policia tashmë ka kthyer kokën edhe nga shërbimet postare, të cilat gjithmonë e më shumë po përdoren për trafikim të lëndëve narkotike dhe ky është rasti i dytë që zbulohet në dy muajt e fundit, me skemë identike.

1710940556_q.jpg

Droga dhe Ilir Sefa

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?