Dominic Raab

Sillej në mënyrë poshtëruese me nënpunësit, zëvendës kryeministri britanik jep dorëheqjen pas ankesave për ngacmim

21 Prill 2023, 14:08| Përditesimi: 21 Prill 2023, 14:11

  • Share

Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raab dha dorëheqjen të premten pas akuzave të bëra ndaj tij për ngacmim seksual të nënpunësve civilë.

Njoftimi i Raab erdhi një ditë pasi kryeministri Rishi Sunak mori gjetjet e një hetimi për tetë ankesa zyrtare se Raab, i cili është gjithashtu sekretar i drejtësisë, kishte abuzuar me anëtarët e stafit gjatë një mandati të mëparshëm në atë zyrë dhe ndërsa shërbente si sekretar i jashtëm i Britanisë dhe Sekretari i Brexit.

Avokati Adam Tolley, i cili kreu hetimin, tha se Raab veproi në një mënyrë që ishte frikësuese dhe vazhdimisht agresive" dhe përfshinte elementë ndëshkues në stilin e tij të udhëheqjes.

"Sjellja e tij përfshinte gjithashtu një abuzim ose keqpërdorim të pushtetit në një mënyrë që poshtëron individët e prekur" shkroi Tolley në raportin prej 48 faqesh.

Raab, 49 vjeç, mohoi pretendimet se ai nënçmoi stafin e tij dhe tha se sillej profesionalisht në çdo kohë, por tha se do të jepte dorëheqjen sepse kishte premtuar se do ta bënte këtë nëse ankesat për ngacmim vërtetoheshin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?