‘Sikur marrim jetë’, mijëra qytetarë çdo ditë në Liqenin e Tiranës, fundjava më e populluar! Ecje në natyrë e lojëra, treni i preferuari i të vegjëlve

6 Prill, 15:58| Përditesimi: 6 Prill, 16:20

  • Share

Moti me diell dhe temperatura të larta e ktheu Parkun e Liqenit artificial në Tiranë këtë fundjavë një nga destinacionet më të preferuara për kryeqytetasit.

Që nga më të vegjlit, e deri te mosha e tretë e preferojnë Parkun e Liqenit për natyrën me ajër të pastër, lojërat, hapësirat për të lexuar, si dhe për aktivitete të tjera.

“Unë dal çdo mëngjes, rreth e rreth liqenit. Liqeni është bërë shumë i bukur”, tha një zonjë.

“Gjelbërimi sikur marrim jetë. Kënaqemi shumë ndaj dhe vijmë shpesh. Kalojmë kohën si pensionistë që jemi”, tha një pensioniste.

Më entuziastët e këtyre shëtitjeve nga liqeni janë fëmijët. Thonë se aty mund të luajnë dhe të praktikojnë edhe biçikletat, pa frikën se mund të rrezikohen nga ndonjë automjet.

“Lodrat dhe treni më pëlqen. Vij disa herë, 3 herë në muaj”, tregoi  një vajzë.

Më pëlqen natyra dhe të dal me biçikletë, luajmë basketboll”, u shpreh një tjetër.

“Unë vij me nënën, më pëlqejnë paralelet dhe të dal me biccikletë, të shikoj liqenin”, tha një tjetër.

Më i preferuari i të vegjëlve mbetet shëtitja me tren, me anë të të cilit mund të shohin të gjithë ambientin përreth liqenit. Për shumë të tjerë liqeni artificial është destinacioni i duhur për lojërat e shahut, dominove, meditimit apo vrapit të mëngjesit dhe mbrëmjes.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agronomi: 06/04/2024 22:29

    Ç'a lesh Treni,me naftë që qelb ajrin e zë Pasarelën e këmbësorisë..,futja kot!..aty duhet vetëm Pemë e gjelbërim...të prishen të gjitha ndërtimet brenda perimetutë Parkut të Liqenit,madje të mbillet me Pemë Agrume A Shegë etj edhe Kodra e Digës e Liqenit..e të shtohet me pemë e Lulishte Edhe poshtë digës e gjithë ajo Fusha midis Pishinave e RR së Kosovarëve!

    Përgjigju
  • xama: 06/04/2024 20:16

    edhe kete lulishte po e zaptojne ng pak e nga pak. .me ndertime...

    Përgjigju
  • Gent: 06/04/2024 17:23

    Ai tren i qelbur...

    Përgjigju
    • Kotfare: 06/04/2024 18:23

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?