Edi Rama dhe Bill Clinton

Sikur këtë Clintonin të mos e kishte sjellë Edi Rama…

5 Korrik 2023, 18:30| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 18:32

  • Share

Është e kotë të mundohesh të kundërshtosh një ushtri të tërë smirëzinjsh politikanë dhe analistësh llafollogë! E kotë t’u drejtosh vëmendjen mbi bukurinë dhe dobinë shpirtërore për të sjellë në truallin shqiptar figura legjendare të historisë botërore, sikurse presidenti amerikan Bill Klinton! Aq më tepër një personalitet madhor, që meriton mirënjohjen e gjithë shqiptarëve, të atyre shqiptarëve që e kanë moment jetik lumturie dhe frymëzimi shtrëngimin e dorës, prekjen e magjishme të këtij heroi mirëbërës. 

Kundërshtarët e kryeministrit Rama do të kishin dhënë tërë të mirat që ata zotërojnë përmbi këtë planet, vetëm ta kishin arritur ata ta bënin realitet këtë vizitë të heroit të viseve  arbërore! 

Për shumë arsye ata nuk e bëjnë dot një vepër të tillë. 

Prandaj përvëloheshin nga dëshira që as Rama të mos e bënte.  

Për kët’ arsye ata tregojnë dhe komentojnë ato përralla që duan ata të kenë ndodhur nën rrogoz. Dhe gjynahqarët i tregojnë si të ndodhura: pagesat shumëmilionëshe për sjelljen në Tiranë të mysafirit të lartë!

 Kjo fantazi e shfaqur kështu është turp i tyre. Është një përgojim i mjerë, i pafaktuar që errëson dhe madhështinë e luftës së tij në vitin 1999. 

As edhe çlirimi i Kosovës nuk u duhej këtyre plehrave! 

Mjaft që Klintoni të mos kishte zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit!’ 

Madhështinë, bukurinë shpirtërore të popullit kosovar, që qysh prej 20 e ca vjetësh, në shenjë të një mirënjohjeje të pa ndodhur nga politika, po vijon vit për vit dhe u vë emrat e familjes Klinton bebeve kosovare, këta e mallkojnë! Edhe këtë gjest kombëtar të madhërishëm ata e dëshirojnë të mos kishte ndodhur!

Në vend të këtij gjesti, ata do të dëshironin atë çekun shumëmilionësh, që mbase Sorosi apo kryeministri t’i kishin paguar mysafirit historik. 

Po a ka çek, sado milionësh të jetë, që të barazohet me publikimin faqe botës mbarë, të ekzistencës dhe bile pranisë të atyre Klintonëve dhe Hillarive shqiptare që pamë?! 

Këta, të verbër fatkeqë, gjithë atë mbrëmje të ndritshme e quajnë një shou të Edi Ramës! Dhe harrojnë se atë mbrëmje Rama vetëm sa bëri Korrjen e asaj Mbjellje të madhe të prindërve mirënjohës kosovarë. 

Nuk ua vuri Rama emrat atyre fëmijëve të bukur, që përlotën presidentin e madh Bill Clinton! 

Rama veçse ideoi ardhjen e tyre. Por qoftë edhe i Ramës, shou! Ka gjëra më të bukura se të tillë shou prekës dhe frymzues?! Si mund të përdoret fjala "shou" për të mallkuar?! 

Këta ëndërrimtarë të uritur për pushtet, edhe sikur ta shihnin atë që u  ka zënë vendin që ëndërrojnë, që ai të hidhej në zjarr për një të mirë të përgjithshme, përsëri do të ulërinin në korr: 

"Shou! Shou! Shou!"

M’u kujtuan radhonjtë e humorit popullor, kur përgatisja dikur një shfaqje humoristike. Aty bëhej fjalë për një mbledhje  te rrapi, ku pleqësohej sjellja e ujit në fshat. Një burrë i mendshëm dha një mendje, që u pëlqye por kryeplaku i fshatit, i rrethuar nga lepepeqet  e tij, ia priti: “I mirë është ai mejtim, por atë duhej ta kisha dhënë û… Qymqë e dhe ti, nuk bënet!”  

Edhe unë dua t’i them Edi Ramës që nuk më le të ngre kokë: “I mirë ishte ay mejtimi që dhe në mes të Beogradit, kur i shtyte serbët të njohin Kosovën, por duhej ta kisha dhënë û”!.... E mirë ishte dhe ajo sjellja që u bëre eshtrave të Mit’hat Frashërit, ti, bile bëre ferk, se na dogje kartat, se ti je në krye të asaj partie që e quajmë trashëgimtare të… Mirë bëre, por duhet ta kisha bërë û, që me vendim të KQ u caktova të jem në krye të të djathtës nacionaliste…

Qymqë e bëre ti, do të urdhëroj tërë të djathtët e mi, të mos vijnë asnjëri në ceremoninë e eshtrave…eshtrave…”  Se ti Edi Rama, bën shou! Unë  vetë, shou nuk bëj. Kurrë! Nuk bëjmë shou, ne! Bile ne nuk bëjmë asgjë. Asgjë! Kjo është në të mirë të popullit shqiptar! Jemi patriotë, ne! Jo si ti, që do qe të dukesh!

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sylo Billi: 06/07/2023 12:19

    Ja,psh sikur ta kish ftuar Sali Berisha.Cdo te ndodhet?Minimumi do ta ftonte ne mbledhjen e keshillit te sigurise kombetare.Eh...c'fat i madh do te ishte per Shqiperine...!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-Fier: 06/07/2023 10:15

    OK P.KULLA: 1.E prisja reagimin Tuaj si përherë në vlerësimin e figurave madhore me të cilët Ju ka lidhur puna..! 2.Cmìranjozët,Shpifsit,hakmarrjet e këtyre anve nuk kan çi bëjnë B.Klontonit & E.Ramës me topat e MATO GRUDËS PA PREDHA..! 3.Por, me këtë rast NE nxjerrim konkluzionin se kush janë ANTI AMERIKANËT NË SHQIPËRI E KOSOVË..! 4.Epiteti MARRZI që B.Clinton etiketoi A.Kurtin për veprimet në veri të Kosovës pa u këshilluar me SHBA+BE ishte më e rëndë se NON GRATA e Sb.Ndaj taborri anti perëndimor berishist e Kurtist u hodh në sulmë kundra B.Clinton dhe E.Ramës. 5.Sidoqoftë MIKU I MADH SHQIPËTAR BC u prit e përcoll me lot gëzimi nga NE DHE AI. 6.Mjrisht në këtë rast dolën në pah ANTIAMERIKANËT NË TË 2 ANËT E KUFIRIT..! -Ju falinderoi familjarisht..!

    Përgjigju
  • minushe: 06/07/2023 10:12

    si gjithmone i Madhi KULLA!

    Përgjigju
  • Namik: 05/07/2023 22:37

    Nuk kritikon njeri ardhjen e Klintonit, se shoqes apo makar dhenderrit e kujtdo qe lobon kundrejt parave apo interesave te hapura e jo te hapura per publikun. Porse ka vend per nje kritike madje ligjore se si ne cilesine e Kryeministrit, individi qe eshte veshur me ate funksion kryen ftesa e festa private!!! Ne nje vend ku paligjshmeria, vjedhja, korruptimi, abuzimi dhe shperdorimi, genjeshtra dhe mosllogaridhenia evokohen si vlera, atehere patjeter qe kritika eshte "armike" dhe mediokrriteti dekradiv, si ky i autorit, jane e themell te "patriotizmit".

    Përgjigju
    • Isa: 06/07/2023 05:57

      NAMIK ky shkrimi ishte per ty.E dime qe ka te meta kjo qeveri por ardhja e Presidentit eshte nje ngjarje historike

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?