Siguronin dru në kundërshtim me ligjin dhe nuk deklaronin të ardhurat, goditen dy subjekte ekonomike në Elbasan! Nën hetim pronarët e tyre

30 Shtator 2023, 14:41| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 14:58

  • Share

Pronarët e dy subjekteve ekonomike të përpunimit të lëndëve drusore, janë vënë nën hetim pasi nuk  deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin, dhe drutë që përdornin i siguronin në mënyrë të kundërligjshme.

Nga kontrollet e ushtruara në terren, Policia Elbasan ka evidentuar dhe ka goditur dy subjekte të përpunimit të lëndës drusore, në lagjen "5 Maj" dhe në fshatin Labinot fushë.

Nga verifikimet ka rezultuar se dy drejtuesit e subjekteve nuk deklaronin të ardhurat dhe se drutë që përdornin i siguronin në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe sasi drurësh pa dokumentacionin përkatës.

Për pasojë u vunën nën hetim në gjendje të lirë pronarët e ktyre dy subjekteve, A. Sh., 43 vjeç dhe A. S., 73 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?