Bota

Sigurimi i armëpushimit në Gaza, Blinken në Tel Aviv: Do të ndihmohet gaza, jo Hamasi!

25 Maj 2021, 09:55| Përditesimi: 25 Maj 2021, 17:31

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas takimit me kryemnistrin izarelit në  Tel Aviv deklaroi se Uashingtoni do të angazhohet për të adresuar “situatën e rëndë humanitare” në Gaza, por duke u siguruar që ndihmat të mos bien në duart e Hamasit. Blinken ka thënë se udhëtimi i tij në Lindje të Mesme ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për të siguruar armëpushimin mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Sekretari amerikan i shtetit do të qëndrojë edhe në Bregun Perëndimor ku do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ndërsa më pas do të shkojë në Egjipt dhe Jordani. Diplomati i lartë amerikan nuk do të takohet me përfaqësuesit e Hamasit, pasi nga perëndimorët ata konsiderohen si grup terrorist.

Pas takimit kryeministri Netanyahu paralajmëroi se përgjigjja e Izraelit do të ishte “shumë e fuqishme” nëse Hamasi shkel armëpushimin e arritur javën e kaluar që i dha fund luftimeve 11 ditëshe mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.

Diskutimet e Blinken me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin palestinez Mahmoud Abbas, presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbretin jordanez Abdullah II do të përqëndrohen në forcimin e armëpushimit, dërgimin e ndihmës urgjente në Gaza, duke i dhënë fund dhunës brenda-komunale në qytetet izraelite dhe hedhjen e bazave paraprake për një kthim në bisedimet e paqes.

Autoritetet izraelite kanë thënë se po lejojnë furnizimin e Gazës me ilaçe dhe ushqime. Nga luftimet më të ashpra në vitet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve janë vrarë më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?