"Siguria" Xhafaj: Pajisje sekrete
përgjimi në luftën kundër drogës

8 Nëntor 2017, 10:14| Përditesimi:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se buxheti për institucionin që ai drejton do të jetë 21 miliardë lekë.

Xhafaj deklaroi se në buxhet është planifikuar blerje e pajisjeve sekrete përgjimi në luftën kundër drogës që do të ndërmarrë Task Forca. Ai shpjegoi edhe shpërndarjen e fondeve në investimet e tjera që planifikohen që të bëhen, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash për policët.

Në komision nuk munguan edhe debatet me deputetët e opozitës, PD dhe LSI për situatën e drogës, krimit dhe ngjarjen e fundit në Elbasan.

Janë rreth 21 miliardë lekë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë në Ministrinë e BrendshmeBuxheti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Investimet janë në tre fusha: për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxheti.

Investimet 47% në luftën kundër krimit te organizuar. 22% rritjes së standardit të shërbimit ndaj qytetareve. 31% për formimin e kapaciteteve të personelit. Agjencitë partnere na kanë dhënë buxhet shtese, SHBA dhe BE.

Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot. Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare” deklaroi ai.

Diskutimet te Komisioni i Sigurisë Kombëtare
Pjerin Ndreu: Përgëzoj rezultatet e ministrisë në drejtimin e e Xhafajt me operacione pikante në luftën kundër drogës dhe krimit. Na jep shpresë për seriozitet në rritje në luftën kundër krimit

Xhafaj: 63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra

Ervin Salianji: A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.

Xhafaj: Me këtë buxhet përballojmë shumë mirë përgjegjësitë tona. Nuk është parashikuar ndonjë rritje e vecante për policët. Pagë e vecantë për oficeret që do te angazhohen drejtpërdrejtë në Task Forcen “Forca e ligjit”. Si modeli i Byrosë së hetimit.

Do të ketë shtesë punonjësish në SHCBA. Na duhet dinamikë në këtë drejtim. Janë 14 punonjës policie që SHCBA i ka larguat nga sistemi. Kjo shifër nuk na bën të ndihemi mire. Ne 1 janar nis vettingu në polici. Aktualisht janë akomoduar ekspertët e FBI, do vijnë edhe të tjerë, ka filluar punë edhe eksperti nga Gjermania, presim dy nga Italia. I bashkohen Task Forcës qendrore dhe ne 12 drejtoritë rajonale

Xhafaj: Nuk do të ketë më gjobë të mbushur me dorë nga polici, por të jetë elektronike që të mos ketë mundësi abuzimi nga policia rrugore. Këtë nuk e kemi parashikuar në buxhet, jemi në diskutim me disa agjenci që duan të ndihmojnë përmes donacioneve, mes të cilëve vodafone. Kemi plan me qeverinë austriake për radarë dhe kamera në cdo rruge të vendit

Flamur Noka: Kam disa pyteje. Pse nuk eshte sot Haki Çako ketu? Policia që ju drejtoni, a është policia që duam? Para disa ditësh u hoq një mini jaht pasi plasi skandali i Tahirit. I kujt ishte? A mund të na bëni një koment për fshehjen nga policia të skandalit të Elbasanit? Ju do merrni patente skafi se qeveria e rilindjes e ka bere tradite?

Xhafaj: Unë jam këtu për të mbrojtur buxhetin dhe jo për t’u mbrojtur nga policët. Unë nuk drejtoj policinë, drejtohet nga drejtori i përgjithshëm. Unë jam ministër i Brendshëm. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion sa kohë janë informacione policore. Vetëm kur kërkohet të më jepet për shkak të detyrës. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Lidhur me shqetësimin e politikës ka ngarkuar SHÇKB të hetojë për përgjegjësitë që kanë policët në këtë detyrë. Ajo që dua të bëj me dije është që gjithçka ka ndodhur është e regjistruar dhe i është paraqitur prokurorisë. Pak orë më vonë, çështja është filluar nga prokuroria dhe përgjegjëse është prokuroria. Ajo përcakton nëse ka shkelje nga policët në këtë ngjarje. 

Endrit Braimllari: Kur do e shkarkoni Drejtorin e Pergjithshem te Policise? Ai mban pergjegjesi per situaten ne vend. Jane shkarkuar vartes te Drejtorit te Pergjithshem, ndersa ai nuk mban asnje pergjegjesi. Si e ploteson buxheti juaj nevojat e Policise se Shtetit me qellim qe oficere te larte te policise te mos flene neper pronat e trafikanteve ne qarqe te ndryshme te vendit?

Xhafaj: Nuk shkarkoj drejtorin e policisë se do një parti politike


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?