Siguria ushqimore, Peleshi: Jo
më data skadence të falsifikuara

14 Janar 2018, 15:56| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vizituar një fermë në Lezhë, e cila nëpërmjet një investimi prej 2.5 milion euro, edhe me mbështetjen e fondeve të qeverisë, ka mundur të realizojë një kompleks blegtoral me cikël të mbyllur, pra që nga ushqimi i kafshëve, mbarështimi e deri tek përpunimi i qumështit.

Ministri u ndal nisma e Ministrisë për të rregulluar tregun e qumështit pikërisht për ti dhënë oksigjen investimeve serioze të cilët shpesh janë në vështirësi nga konkurrenca e pandershme.  “Unë zgjodha të jap disa mesazhe, që lidhen me reformën që kemi lancuar për qumështin, për kontrollin e qumështit dhe për disiplinimin e gjithë këtij nënsektori shumë të rëndësishëm, për ushqimin dhe sigurinë ushqimore, për konsumatorin në përgjithësi.

Siguria ushqimore, gjurmueshmëria, garantimi i produkteve që shiten në raftet e supermarketeve, per ne është një prioritet, të cilit nuk i ndahemi, derisa ta realizojmë. Ne do të garantojmë, që në raftet e supermarketeve shqiptare, të gjitha ushqimet të jenë të sigurta. Data e skadencës, të jetë datë skadence dhe të mos jetë e falsifikuar, të gjithë përbërësit të jenë të përshkruar, dhe duam të ndërtojmë një sistem, që të jetë nga më modernet në Europë, jo i fundit në Europë, siç është sot.”

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?