Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

Siguria publike dhe kolltuku i policisë nga zyra

31 Maj 2022, 19:47| Përditesimi: 31 Maj 2022, 19:51

  • Share

Për Gledis Nanon
I nderuar drejtues madhor
Mik    
Shok
Policia përball krimit jo radhë herë është kokë ulur.
Asnjë krim i rëndë nuk rezulton pa përfshirje policësh prej disa vitesh. Vrasja në komisariat mes policëve ishte "kulmimi" i një situate kaotike.
Orët e pasdites në Vlorë prodhojnë pamje dramatike. Një e re gjymtuar e rrëzuar në tokë nga motori me dy polica!!!
Po afron pak e nga pak 1 vit në postin e kryepolicit, por!!!
Krimi Urban mbetet i lartë
Zhurmat ndotja akustike (po skizofrenojnë njerëz) ndryshe prishja e qetësisë publike. Vepër penale por policia e rendit si del për zot.
Qarkullimi rrugor është kthyer në makthin e të gjithëve, aq sa në rrugë pas qytetarëve edhe polic e drejtues policie kanë po aq frikë të udhëtojnë nëse s’ndezin fenelinat.
Lagjet rrugicat vazhdojnë të kthehen çdo ditë në geto pasi inspektorët e zonave shefat e komisariateve i ke thjesht me orar zyrtar e po aq sy mbyllur e pa vesh për të parë e dëgjuar pasi joshen nga %
Xhama zinjtë sfidojnë këdo shpesh edhe makinën tënde zyrtare, pa e ditur se aty është kryepolici!!!
Pate fatin të jesh në këtë post në moshën më të re, por riciklimi i drejtuesve të vjetër. Hiq këtu e ço aty me arnime. Kanë treguar e po të faktojnë se janë shkopinj nën rrota.
S’po flas për drogën, jo se nuk është shqetësim madhor e jetik. Por aq keq ka degraduar krimi urban sa njerëzit, publikun, qytetarët sot i ke në dilemë.
Nxirri policët nga zyra e mjetet luksoze, nxirri aty në komunitet në lagje, rrugë e rrugica të bashkëjetojnë me njerëzit. 
Në të kundërt ata, së bashku me ty do e shohin Shqipërinë nga kolltuku i zyrave ku çdo gjë shkon mirë.
Për fat s’kemi akte terroriste, por kjo s’do të thotë se s’ka krime. Ka aq shumë dhunë e krime sa frika e shkaktuar tek njerëzit është më e lartë se e një akti terrorist.
Policia mund të kapi 1 ton kokainë e është super sukses. Ndërsa krimet urbane janë ato që kanë marrë peng rrugica, lagje e qytete sot. Aq sa "baby gang" e njohur si terminologji krimi, po i çon të rinjtë 13-35 vjeç drejt rrugës së universitetit të rrugës me arrestime pafund, dënime modeste e nesër me epitetin "i forti" "bosi" "capo" el chapo". 

I nderuar z.Nano, krimet mjedisore, krimet me sektorin e ushqimeve, krimet financiare, parandalimi janë korsia ku kërkohet prania juaj. 
Nuk përbën më as lajm e as ndikim në siguri e rend kapja e sirianëve klandestin apo e masazhatoreve që ofrojnë joshje duke shitur trupin.
Pastrimi parave
Krimi ekonomik
Korrupsioni
Krimet e rrugës
Qarkullimi rrugor
Krimet në shkolla
Siguria ushqimore
Krimet mjedisore
Krimet kompjuterike
Janë sfidat e policisë që ti drejton. As e imagjinoj se ti s’do, a ti s’mundesh. E di që i vetëm kjo është si lufta me mullinjtë e erës, por më mirë të dështosh prej një stafi që s’të ndjek ritmin se sa të mbash një staf me kostume dhe kollare, mjete luksi, që punon kundra interesit PUBLIK.
Vera e sezoni nisën, strategjia e krimit ti e di zbatohet direkt pa humbje kohe. Aq sa duket si ferrari me fiat mes atyre, jush e nesh që presim siguri e rend nga ju.
uroj që ky të jetë një lexim i gabuar, e të kesh të drejtë ti!

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?