Siguria e turistëve, bllokohen 5 varka artizanale dhe 1 traget në liqenin e Komanit! Në hetim pronari i tragetit, e kishte të paregjistruar e lundronte pa leje

6 Qershor 2023, 09:06| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 09:13

  • Share

SHKODËR- 5 varka artizanale dhe 1 traget janë bllokuar në liqenin e Komanit, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së turistëve dhe vizitorëve që frekuentojnë liqenin e Komanit.

Policia ka gjobitur drejtuesit e varkave me 10 mijë lekë, ndërsa ka nisur procedimin penal për pronarin e tragetit, Gjin Guri.

Sipas policisë bllokimi i tragetit në pronësi të Gjin Gurit, u bë pasi gjatë verifikimeve të kryera është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, për Gjin Gurin, 53 vjeç, banues në Shtoj i Ri, Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.’- njofton policia.

Policia njofton se operacioni ‘Komani’ për kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, për sigurinë e turistëve dhe vizitorëve në liqenin e Komanit, vijon.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dako: 08/06/2023 08:17

    Thjesht duan te pengojn turizmin ne atobzona te mrekullueshme. Qeveri rraciste.

    Përgjigju
  • vangjush: 06/06/2023 17:31

    Jane kafshe ...ishim ne tropoje cmime marramendese...plehra nuk dine te punojne asgje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?