Si u zbulua krimi makabër në Durrës! Dëshmitë kontradiktore, asnjë nga fëmijët nuk përfshiu të ëmën! Hetohet roli i saj në vrasje

24 Shkurt, 09:44| Përditesimi: 24 Shkurt, 09:54

  • Share

1708762726_finalprojekt.00593807.Still145.jpg

Foto: Hygerta Meta dhe Hysen Meta 

Tirane- Kanë qenë pikërisht dëshmitë kundërshtuese, që nuk përputheshin me njëra tjetrën e familjarëve të cilët kanë bërë që policia të vinte në dyshim se pas asaj që ishte denoncuar si zhdukje më 13 shkurt 2024, fshihej një krim i rëndë në familje, mëson Reprt Tv

Gjatë marrjes në pyetje të vajzës,19 vjeçare e cila ishte studente e vitit të parë në Gjuhët e Huaja në Tiranë prokurorët kanë këmbëngulur derisa vajza fillimisht ka treguar versionin e saj. Për të shpëtuar vëllezërit ka marrë përsipër autorësinë e krimit dhe ka treguar dhe vendin ku e e kishte groposur të atin. Mesditën e djeshme policia e riktheu në vendin e ngjarjes 19 vjeçaren për të treguar si kishte kryer ekzekutimin dhe më pas si e kishte bërë transportimin e kufomës drejt kasollës ku dhe ishte groposur i ati.

Fakti që Pëllumb Meta, kishte një peshë trupore prej 90 kg ishte e pamundur për një vajzë me trup të imët si ajo që të bënte e vetme të gjitha lëvizjet, prandaj prokuroria ka zgjeruar hetimet tek familjarët e tjerë.

Hetuesit kanë verifikuar më pas lëvizjet e fëmijëve dhe është faktuar që djali i madh ka çuar makinën në sektorin Iliria, në pyll në një vend pa kamera. Ndërsa telefonin e të atit e kanë hedhur diku, në banesë.

Po nëna?

Asnjëri nga fëmijët nuk ka përfshirë të ëmën, Blerina Metën si bashkëpunëtore në këtë krim të rëndë.

“Nuk ishte aty! S’ka qenë fare e nuk ka ditë asgjë’ mësohet të kenë thënë ata për grupin hetimor. Megjithëse dëshmia nuk i bind hetuesit, 49 vjeçarja po hetohet në gjëndje të lirë për fshehje të krimit.

Policia dyshon për përfshirjen e saj pasi e shohin të pamundur që një plan i tillë i mirëmenduar për ekzekutimin e 49 vjeçarit në dhomën e banesës të jetë kryer pa dijenë e saj. Gruaja do të qëndrojë në hetim të lirë derisa të gjendet ndonjë provë më e fortë.


Lajmi kryesor:

'Ishte bërë i padurueshëm!’ zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Planin e bëmë me motrën, e qëllova 4 herë! 19-vjeçarja: S’doja burrë, doja shkollë


S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?