Si u shembën 2169 kisha e
xhami pas urdhrit të Enverit

11 Shkurt 2016, 08:14| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Pas intervistës së Nexhmije Hoxhës ku ajo prekte çështjen e luftës kundër fesë në vitin 1967, vit kur u shkatërruan në masë gjithë kishat, xhamitë e teqetë në vend, e ku bashkëshortja e diktatorit e distancoi Enver Hoxhën nga kjo ngjarje, gazeta jonë solli një dokument, një urdhër sekret të diktatorit, ku përgënjeshtrohej gjithçka thoshte e veja e diktatorit. Pjesa e parë e këtij urdhri sekret që botuam dje, pason sot me pjesën e dytë të atij dokumenti dhe një fragment nga një raport i gjatë informativ i gushtit 1967. Raporti informative jep me shifra dhe detajon gjithë aksionin për shkatërrimin e objekteve fetare në Shqipëri dhe luftën e hapur kundër besimeve fetare. Raporti sjell shifra alarmante: “Me përjashtim të kishës së madhe të Tiranës dhe kishës katolike, në të gjithë vendin janë mbyllur të gjitha kishat, xhamitë, teqetë, tyrbet, vakëfet etj.

Ky numër arrin gjithsej në 2 169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj..” nënvizohet në raportin informative me rezultatet e apra të “Luftës kundër fesë”.
Si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Nexhmije Hoxhës sjellim sot këto dy dokumente për lexuesit, të cilat dëshmojnë hapur aksionin e gjerë që ndërmori regjimi në vitin 1967 me urdhër të drejtpërdrejtë nga Enver Hoxha për shkatërrimin e çdo gjurme të besimeve fetare në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?