Si u krijua grupi komunist i Shkodrës
roli i Qemal Stafës dhe Zef Malës 

15 Qershor 2016, 07:40| Përditesimi:

  • Share
Origjinën e tij grupi i Shkodrës e ka në lëvizjen përparimtare të studentave të Shkodrës dhe të zanatçinjëve të Shkodrës. Që në vitin 1932-33, nën presionin e zhvillimit të situatës politike ndërkombëtare, në radhët e studentëve të Shkodrës ka filluar një lëvizje përparimtare që në 1935-36 u shpreh me formimin e shoqërisë “Besa Shqiptare”, e cila zhvillonte një aktivitet kultural me karakter përparimtar dhe ushqente në anëtarët e saj idetë antizogiste dhe revolucionare. Këto ide formoheshin nën ifluencën e ngjarjeve në Spanjë, me leximin e librit “Nëna” të Gorkit të revistës “Bota e Re”  e tjera dhe sidomos me lajmet që dëgjoheshin për B.S.

Këtë shoqëri e ka drejtuar për një vit e ca shoku Qemal Stafa deri sa u largua. Po në këtë kohë kishte filluar një lëvizje, në punëtorët e përparuar të zanateve sidomos në zdrukthëtarët, të cilët urenin regjimin e Zogut dhe kishin filluar të flisnin për B.S. dhe për komunizmin. Kjo lëvizje ka shërbyer si bazë ku zhvillohej më von aktivitetin e tij grupi i Shkodrës.

     Por me zhvillimin e tij të më vonëshëm grupi i Shkodrës nuk mundi të zgjerojë bazën e tij punëtore, anoj më tepër nga ana e elementit intelektual dhe në kontaktet e tij me fraksionistin Niko Xoxe dhe grupin e të Rinjve mori prej tyre teorinë antimarxiste të pregatitjes së kuadrove dhe pikpamje të tjera të shtrembëra në lidhje me klasifikimin e forcave revolucionare të vendit e tjera. Si përfundim grupi i Shkodrës adoptoi një vijë pune të shtrembër dhe u shkëput nga masat.
     Krijimi i grupit të Shkodrës, elementat inisiatorë. Grupi u krijua si një grumbullim i elementit kryesor të lëvizjes përparimtare që u shënua më lart. Elementat kryesorë dhe inisiatorë për formimin e tij kanë qenë: Zef Mala, student në Austri dhe më von gazetar në Tiranë, Qemal Stafa, Vasil Llazari, Xhemal Braja, Vaso Kadici dhe Vojo Grabova. Të dy të fundit janë punëtorë, ndërsa të tjerët studenta në gjimnazin e Shkodrës. Gjith këta u përqendruan reth Zef Malës dhe formuan në Shkodër një bërthamë njerzish me idera përparimtare.

     Më von, nga viti 1936-37, kur Zef Mala erdhi në Tiranë dhe punonte si redaktor i gazetës “Arbënia”, mori kontakt me Vasil Shanton, Kristo Themelkon dhe elementa të tjerë me pikpamje përparimtare. Në këtë mënyrë u formua edhe në Tiranë bërthama e dytë e grupit të më vonshëm të Shkodrës.
     Deri nga fundi i vitit 1937 grupi nuk ka filluar të duket si një grup i veçantë, as edhe të ketë ndonjë vijë të përcaktuar mbi problemet kryesore politike dhe organizative të punës së tij revolucionare. I gjith aktiviteti i deri atëhershëm i tij konsistonte në një propagandim në rethe të ngushta sidomos në rethet studenteske të iderave revolucionare. Mir por nga fundi i 1937 fillim 1938, me ardhjen e udhëzimeve të reja të Kominternit dhe me intensifikimin e aktivitetit revolucionar në Shqipëri, grupi i Shkodrës u detyrua të mbajë qëndrim dhe të përcaktojë vijën e tij. Faktori që në këto momente diferencimi determinoj që grupi i Shkodrës t’adoptojë qëndrime të shtrembëra ka qenë kontakti i tij me fraksionistin Niko Xoxe, mungesa e eksperiencës dhe kjartësia politike nga pjesa më e madhe e elementeve të tij udhëheqës dhe predispozimi i udhëheqësit të tij kryesor Zef Malës për vijën fraksioniste të Niko Xoxes. Në këtë mënyrë, pikërisht, në kohën kur grupi i Shkodrës kalon në fazën e një grupi të organizuar, adopton edhe një sërë pikpamjesh të gabuara që më von pengojnë aktivitetin e tij revolucionar.

     Marja e kontaktit të grupit të Shkodrës me Niko Xoxin. Para se Niko Xoxe të takohet me grupin e Shkodrës, ky më 1937 në Korçë ka ardhur në kontakt me Andrea Zisin që atëhere ishte kthyer prej Greqije në Shqipëri. Niko Xoxi mori prej Andrea Zisit të gjitha pikpamjet e tij të shtrembëra trockiste, mbasi edhe vetë ay ka qenë në rrugën trockiste qysh me kohë dhe të gjitha tertipet e punës së intrigave. Nuk përjashtohet akoma që në atë kohë Andrea Zisi të ketë rënë dakord edhe për një bashkëpunim më të gjerë me Niko Xoxin, të paktën kjo përshtypje mbetet nga sjelljet dhe thëniet e mëvonëshme të Niko Xoxit por që mëvon ky bashkëpunim nuk u realizua, mbasi Niko Xoxi edhe ay element aventurier dhe ambicioz si Andrea Zisi, i ktheu shpinën shokut të tij me të parë që i hapen prespektiva në grupin e Shkodrës.
     Niko Xoxi erdhi në Tiranë nga fundi i 1937 dhe nëpërmjet të një Llazi Jança mori kontakt me elementat e grupit të Shkodrës Qemal Stafa, Vasil Shanton, Kristo Themelkon e disa të tjerë.

Para këtij kontakti Niko Xoxe ka qenë njohur me Kristo Themelkon në Bilisht dhe Zef Mala pretendon se ky erdhi i rekomanduar nga Kristo Themelko. Niko Xoxi u paraqit para elementeve të grupit të Shkodrës si i deleguar i grupit të Korçës dhe shfrytëzoi rastin që grupi i Shkodrës i ishte drejtuar atij të Korçës me anën e një letre, duke i kërkuar ndihmën e tij. Në mbledhjen e parë që bëri Niko Xoxi në Tiranë me elementat e më sipërmë u shtroi atyre nevojën e organizimit të tyre dhe të aktivizimit më të madh revolucionar. Njëkohësisht u njoftoi se në Greqi qe formuar P.K.SH. udhëheqja e së cilës së shpejti kishte për të ardhur në Shqipëri dhe u shpërndau një numur biletash nga ato të Andrea Zisit. Mbas kësaj Niko Xoxi u largua për në Shkodër ku përsëriti të njëjtën punë me elementat e grupit atje. Të dyja këto grupe Niko Xoxe i pagëzoi si Komitete Qarkore dhe fjalët e tij për formimin e P.K.SH. lanë një përshtypje të madhe me njerzit me të cilët ay erdhi në kontakt.

     Mbas kësaj Niko Xoxi u largua për në Korçë dhe mbas pak kohe u kthye përsëri në Shkodër dhe mëvon në Tiranë. Atëhere për grupin e Shkodrës dolli si një formë udhëheqje qendrore me Zef Malën, Niko Xoxi, Qemal Stafa dhe Vasil Shanton në krye.
     Aktiviteti i grupit gjat vitit 1938. Aktiviteti kryesor i grupit konsistonte në zgjerimin e radhëve të tij me elementa të rinj që në shumicën më të ,adhe të tyre ishin studenta. Kështu që gjat vitit 1938 grupi paraqitet me dy qendra kryesore veprimi Shkodër dhe Tiranë dhe me anëtarë të shpërndarë në qendrat e tjera. Aktiviteti i grupit për zgjerimin e radhëve të tij ka qenë i dukshëm dhe ka haritur që brenda një kohe të shkurtër të ketë rreth 150 anëtarë. Nga elementat e tij gjat kësaj kohe, duke i marrë simbas qendrave shënojmë këta:

     Shkodra: Qemal Stafa, Vasil Lazari, Xhemal Mbroja, Vojo Kushi, Sadik Bekteshi, Nazmi Rushiti, Tom Kola, dhe Emin Duraku (ky pretendohej dhe nga grupi i Korçës), të gjithë këta studenta të Gjimnazit të Shkodrës dhe Vaso Kadiqi, Vojo Grabova, Tuk Jakova e tjerë, e të tjerë punëtorë. Përveç këtyre, në Shkodër grupi ka patur edhe një numur tjetër të konsiderueshëm nga studentat e Gjimnazit në radhët e të cilëve ushtronte një influencë ideollogjike të madhe.
     Durrës: Niko Afezolli, Galip Ballku, Pipi Bakalli, Sul Baholli, Hajdar Dushi, e një numur të tjerë studentash nga të Gjimnazit të Shkodrës.
     Tiranë: Vasil Shanto, Kristo Themelko, Jovan Bajraktari, Niko Xoxe, Mit Bezhani e tjerë punëtorë e zanatçinj. Illga Plumbi, Selfije Broja, Nexhmije Xhuglini, Fiqrete Sanxhaktari, Drita Kosturi e studente të tjera nga të Institutit Femënor si edhe një numur të konsiderueshëm nxënësish nga të Liceut të Tiranës.
Gjirokastër: Tatë Asqeriu, Muzafer Asqeriu, Bajram Sinoimeri, Velo Bakiri, Xhafer Vokshi dhe disa studentë të tjerë që janë transferuar nga Liceu i Shkodrës në atë të Gjirokastrës.

     Në Bilisht: Petro Duma, rrobaqepës, dhe sot jashtë radhëve të partisë, Bexhet Barbuta, bej, dhe Mihal Trajani këpuctar.
     Elbasan: Sami Baholli, Fadil Hoxha etj.
     Fier: Sokrat Bufi etj.
     Si Komitete Qarkore në këtë periudhë për të tre qendrat, Shkodër, Tiranë, Durrës ishin: në Shkodër pëbëhej nga Vasil Lazari, Zef Mala, Vojo Grabova. Në Tiranë Vasil Shanto, Qemal Stafa, Kristo Themelko, Niko Xoxe, Jovan Bajraktari. Në Durrës Niko Afezolli dhe Galip Ballka. Si udhëheqje qendrore ishin Zef Mala, Niko Xoxe, Vasil Shanto dhe Qemal Stafa.

     Si aktivitet në radhët e masavet për vitin 1938 duhet të shënohen përpjekjet e grupit për tëkrijuar sindikatat e tipografive dhe të marangozëve në Tiranë. Në krye të kësaj përpjekjeje për sindikatat e tipografëve qëndronte Miti Bezhani dhe për atë të marangozëve Kristo Themelko. Mir por përpjekjet e grupit s’patën asnjë përfundim, mbasi Ministria e Mbrendëshme refuzoi dhënien e lejes për ngritjen e tyre.

     Veç kësaj, gjat vitit 1938 grupi mundi të ngrejë një aparat shtypshkrimi ilegal në Shkodër që ka filluar të funksionojë nga mezi i vitit 1938 deri në fund të vitit. Aty grupi i Shkodrës botoi edhe buletinin e tij jeshil që dolli vetëm në tre numra. Numuri i parë dolli në tetorin e 1938 dhe numuri i fundit në dhjetor të 1938.
     Buletini jeshil kishte si redaktor kryesor Zef Malën, Qemal Stafën, Vasil Shanton, dhe Vasil Llazarin dhe dolli gjoja për të përcaktuar vijën politike, për të organizuar më mirë punën dhe për të zgjeruar veprimtarinë komuniste. Me këtë buletin grupi mendonte të sqarojë anëtarët e tij politikisht dhe ideollogjikisht dhe t’i orientojë mbi zgjidhjen e problemeve të tyre të përditëshme. Veç asaj buletini do të pregatiste gjoja terenin për thirjen e Kongresit dhe për themelimin e partisë.
     Por dalja e këtij buletini përkundrazi thelloi konfuzionin politik dhe ideollogjik që kishin në kokën e tyre shumica më e madhe e elementave komunistë të grupit dhe që i kishin marë këto ide të pa kontrolluara njëri në një vend dhe tjetri në një vënd tjetër. Buletini filloi të nxjerij në dritë një tok teorirash antimarxiste dhe gabime të mëdha politike. Ky filloi të shpjegojë teorinë e ritjes dhe ruajtjes së kuadrove që i shmangte komunistët nga ruga e vërtetë, i shkëpuste nga masat, nga lëvizja punëtore dhe e popullit dhe i mbyllte në vetvehte në një konspiracion të kalbët.

     Vija e re e Kominternit dhe qëndrimi i grupit të Shkodrës. Për zbatimin e vijës së re grupi i Korçës nga fillimi i 1938 dërgoi në Shkodër Sotir Vullkanin, i cili erdhi në kontakt me udhëheqësit e tij kryesorë. Më vonë kontaktet u përsëritën në Tiranë ndërmjet Zef Malës, Vasil Shanots, Mihal Lakos dhe Koço Tashkos. Por në të gjitha rastet qëndrimi i grupit të Shkodrës, që kishte rënë nën influencën e Niko Xoxit ka qenë negativ dhe jo vetëm që nuk pranonte se direktivat janë të drejta, por përkundrazi këto i cilësonte si tentativa të çlirimtarëve për shpërndarjen e organizatës komuniste, bile në një kohë që po hapeshin prespektivat për krijimin e një partie dhe përpiqej teorikisht që të provojë se vija që predikonte grupi i Korçës si nga ana e Kominternit ishte një vijë e gabuar (shif raportin mbi grupin e Korçës). Grupi i Shkodrës jo vetëm që nuk mundi të kuptojë vijën e re dhe rëndësinë e saj por përkundrazi ashpërsoi edhe më tepër luftën kundra grupit të Korçës që ishte mbartësi i kësaj vije. Është karakteristike që në atë kohë Niko Xoxi nuk fliste më për partinë e formuar në Greqi, mbasi kjo parullë nuk i shërbente më dhe e përdori vetëm sa ishte e nevojshme për të fituar autoritet karshi grupit të Shkodrës.


Redaksi online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?