Si të shmangni kurthet e medias?
Deputetët e PS trajnim në Pogradec

3 Nëntor 2017, 22:52| Përditesimi:

  • Share
Marrëdhënia e socialistëve me median, ose me “kazanin” siç e quan kryetari i partisë, Edi Rama nuk merret kaq lehtë e thjeshtë në selinë mavi. Zgjedhjet e Edi Ramës për listat e 25 qershorit sollën në parlament 30 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë nga grupi i PS-së, të cilët hynin për herë të parë në tempullin legjislativ.

Si rishtarë, ata kanë shumë për të mësuar për misionin e rëndësishëm, por PS e ka nisur si fillim me një trajnim dy ditor se si deputetët e saj duhet të sillen me median. Për këtë arsye, pas seancës së gjatë të së enjtes, të premten rreth 40 deputetë të kësaj partie janë zhvendosur në Pogradec ku qëndrojnë dhe të shtunën nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm, Taulant Balla.

Siç duket dhe nga kjo axhendë e siguruar në Report TV, deputetët e rinj do të trajnohen për të folurën në publik, dhe temat të cilat trajtohen janë:
Pse të bisedoni me mediat? - Kush janë mediat? - Si të bisedoni me ta? - Taktikat e intervistimit. - Ruajtja e kontrollit. - Shmangia e kurtheve. - Konferenca për shtyp. -Takime me improvizime. - Fuqia e pasionit. etj.

Më pas, tre lektorë të huaj të njohur për ekspertizën e tyre pranë parlamentit shqiptar, si Zhenya Harrison; Fred Harrison dhe George Ajjan do t’i trajnojnë praktikisht deputetët për tu intervistuar. Sic thuhet në dokument, do të bëhet ndarja në dy grupe dhe do të zhvillohen disa intervista individuale,(duke i inskenuar si të vërteta) , më pas do të shqyrtohen rezultatet duke treguar gjërat që mund të përmirësohen. 

Sidoqoftë, trajnimi duket se nuk është kaq eficent për sa kohë, ky dokument i brendshëm ka përfunduar në redaksinë e Report TV. axhenda 1

axhenda 2
axhenda 3
Axhenda

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?