Kronikë

Si të regjistrosh markën tënde në e-Albania

28 Gusht 2021, 11:35| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 11:38

  • Share

Ke bërë një produkt? Zotëron prej vitesh një biznes me një emër tregtar që të simbolizon ty?  Nuk e ke regjistruar ende markën? Nxito në e-albania!

Është kjo ftesa e drejtueses së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila thotë se, të bësh biznes nuk ka kuptim pa konkurencën e ndershme dhe ruajtjen e origjinalitetit të produktit apo shërbimit.

Regjistrimi i markës kryhet në pak minuta përmes shërbimit në e-Albania: "Aplikim për regjistrim kombëtar të markës”.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13401

881 aplikime për regjistrimin e markës janë kryer gjatë këtyre muajve të vitit 2021 ndërsa në platformë janë edhe 42 shërbime të tjera mbi pronësinë industriale dhe markën

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?