Foto ilustruese

Si të pastroni bizhuteritë tuja të argjendta brenda pak minutash

25 Dhjetor 2022, 21:48| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 22:08

  • Share

Ka një mënyrë mjaft të lehtë për të bërë të mundur që bizhuteritë tuaja prej argjendi të duken sërish me shkëlqim dhe të reja, pas një kohe të gjatë që i kemi përdorur dhe nuk janë pastruar.

Pastrimi me letër alumini dhe sodë

Falë një reaksioni kimik të shkaktuar nga soda e bukës, ju mund t'i bëni bizhuteritë tuaja të argjendta të shkëlqejnë si të reja në pak minuta.

Ju duhet letër alumini, sodë buke, tas, uji dhe një rrobë e lagur.

Mbështillni brendësinë e tasit me letër alumini, më pas shtoni sodë buke sa të mbulojë fundin e enës, më pas shtoni ujë dhe bizhuteritë e argjendi. Lëreni në përzierjen e sodës së bukës dhe ujit për tre deri në pesë minuta. Pas kësaj, lani bizhuteritë tuaja nën ujë të ngrohtë dhe i thani më pas i mbështillni ato me një leckë të lagur.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?