Si të nxihemi shpejt dhe bukur në plazh? Ylli Merja: Ja vajrat më të mirë që aktivizojnë melaninën

24 Korrik 2023, 14:31| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 14:36

  • Share

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, folëm për nxirjen e shëndetshme të lëkurës në plazh. Pse disa njerëz vetëm skuqen, apo digjen dhe e kanë të vështirë të marrin ngjyrë nga rrezet e diellit? Si të aktivizojmë melaninën e trupit, përgjegjëse për nxirjen e lëkurës?

Me ardhjen e stinës së verës ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qëndrueshme. Së pari duhet të përgatitet lëkura ndaj rrezeve të diellit. Ajo duhet të mbahet sa më e hidratuar dhe disa ditë përpara se të shkojmë në plazh duhet bërë një pastrim i thellë i lëkurës, i cili ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura duke bërë që nxirja të jetë më e qëndrueshme dhe uniformë.

Ushqimi është shumë i rëndësishëm, duhet të ushqehemi në mënyrë të pasur e të shëndetshme me ushqime të pasura me vitamina, të cilat stimulojnë melatoninën.

Specalisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon disa vajra bimorë të cilët aktivizojnë dhe shtojnë melaninën:

·        Në 100 ml vaj arre (në mungesë vaj ulliri) shtoni 100 ml vaj kokosi dhe 100 ml vaj kajsie. Hidhni në të 5-6 gjethe arra të grira dhe 1 dorë lëvozhga qepe. Mbulojini me kapak. Përzieni 3-4 herë në ditë. Lëreni 10-12 ditë mundësisht në diell. Kullojeni dhe me këtë vaj lyeni trupin, ndihmon në nxirjen e lëkurës.

·        Në 100 ml vaj arre ose liri shtoni 50 ml vaj kokosi, 20 ml vaj karrote (ose 200 gr karrrota të grira), 100 ml vaj bajame të egër, 1 lugë çaji alkania ngjyruese dhe 4-5 gjethe arre të grirë. Hidhini në një vazo, mbyllini mirë dhe lërini 10-12 ditë. Në këtë mënyrë keni përftuar një vaj plazhi të shëndetshëm për nxirjen e lëkurës tuaj.

·        Në 100 ml vaj arre shtoni 1 lugë çaji vaj karrote, 10-15 pika essence borziloku, 10 pika vaj dafine dhe 30 gr fruta të thara aronie. Lëreni 10-12 ditë. Më pas kullojeni vajin dhe me të lyeni trupin dhe flokët.

Në fund të bisedës Merja theksoi se për të gjithë ata që kanë shumë nishane në lëkurën e tyre këshillohet që në orarin kur rrezet e diellit janë më të forta, të mos ekspozohen si dhe të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës si dhe vajin e kajsisë, i cili është shumë efikas për njollat kafe dhe nishanet.  

Ndërsa për ata që kanë marrë shumë skuqje dhe djegie të lëkurës, këshilloi që të bëjnë një shpëlarje të trupit me ujë të ftohtë me sodë buke. Pasi e lagin trupin, e thajnë dhe e lyejnë me një fetë kastravec. Më pas vendosin pak vaj lulebasani ose vaj arre.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • alia: 24/07/2023 15:11

    Me fal me cfare tagri del ky pseudo asgjeja dhe keshillon njerezit te lyen me vaj nderkohe qe eshte 43 grade? Po behet nami me kancerin ne lekure, mbrohuni nga dielli njerez e mos i dilni perpara se vetem probleme i sjell lekures tuaj, mos degjoni sharlatane qe nuk kane asnje tager mjekesor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?