Si të ngjyrosim vezët me produkte natyrale /Vezë pashke plot ngjyra nga zonja Albana

2 Maj, 11:19| Përditesimi: 2 Maj, 11:20

  • Share

Vezë Pashke me ngjyra të ndryshme

Për vezë ngjyrë blu:

  • 5 vezë
  • 1 lakër e kuqe
  • 1 lgj kripë
  • 3 lgj uthull

Për vezë ngjyrë jeshile:

  • 5 vezë
  • 1 lgj kurkuma
  • 5 lugë çaj ibiskus

Për vezë ngjyrë të verdhë:

  • 5 vezë
  • 1 lgj kurkuma
  • 1 lgj kripë
  • 3 lgj uthull

Përgatitja:

Për realizimin e vezëve me ngjyrë blu mbushim një tenxhere me ujë dhe brenda vendosim një lakër të kuqe. Shtojmë vezët, 1 lugë kripë dhe 3 lugë uthull. I lëmë vezët të ziejnë për 15 minuta. Ndërsa për vezët ngjyrë jeshile në një tenxhere me ujë vendosim vezët, 1 lugë kurkuma dhe 5 bustina ose lugë çaj ibiskus. I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Për vezët e verdha veprojmë njësoj vetëm nuk përdorim çajin, por hedhim kripë dhe uthull. Pasi vezët të kenë marrë ngjyrë i lëmë të thahen dhe i lyejmë me pak vaj.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?