Si të kuptoni që vuani nga sëmundja Crohn, sëmundja inflamatore e zorrëve? Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja rekomadon trajtimin alternativ për këtë sëmundje

19 Qershor 2023, 13:18| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 13:24

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga sëmundjet që gjithnjë e më shumë po përhapet gjatë viteve të fundit, sëmundjen Crohn, sëmundje inflamatore e zorrëve e cila ndikon në aparatin tretës.

Sëmundja Crohn është një lloj i sëmundjes inflamatore të zorrëve. Tek njerëzit me këtë sëmundje, sistemi imunitar e njeh si të huaj mukozën e traktit tretës dhe e sulmon atë duke shkaktuar inflamacion. Ky inflamacion shkakton zhvillimin e ulçerës dhe të gjakosjes tek mukoza e traktit tretës. Sëmundja Crohn prek zakonisht zorrën e trashë dhe pjesën e fundit të zorrës së hollë që quhet "ileum", por mund të prekë gjithashtu të gjithë traktin tretës.

Ylli Merja tregoi se një higjenë jo e mirë në kuzhinë, një sistem imunitar i dobët, infeksionet mykotike dhe parazitare por dhe gjenetika, historia familjare janë disa nga shkaktarët e kësaj sëmundje inflamatore të zorrëve.

Simptomat kryesore sipas të cilave mund të kuptojmë nëse vuajmë nga sëmundja Crohn, sëmundja inflamatore e zorrëve janë:

·        Diarre e shpeshtë

·        Diarre e shoqëruar me gjak

·        Dhimbje në gjithë zonën e barkut, ngërçe, fryrje zorrësh

·        Ethe në trup, hera herës temperaturë e lartë

·        Lodhje, këputje trupore

·        Ulçera, fistula

·        Dhimbje kyçesh

·        Humbje oreksi, rënie në peshë

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, nga mjekësia ende nuk është gjetur një mjekim i saktë. Përdorimi alternativ duhet të veprojë në përshtatje me simptomat.

Për diarrenë dhe hemoragjinë:

·        Hani 2-3 ditë rresht nga 1 ftua të pjekur të lyer me mjaltë dhe rigon

·        Pini 1 gotë kos me 1 lugë supe niseshte

·        Pini 2-3 gota çaj antimyk ose çaj me rigon dhe trumëz

·        Pini çaj kolimer 3 x 1 gotë në ditë para buke

·        Ekstrakt balsamik, pini 1 lugë çaji 2 herë në ditë pas buke

·        Propolis me rigon, pini 3 x 10 pika në ditë pas buke

Për fisurën anale:

·        Konsumoni çajra me bishtamith, mëllagë, bar majasilli, lëvore vidhi, trumzë

·        Përdorni krem hemorroidesh, vendoseni 2 herë në ditë

Gjellët më të përshtatshme:

·        Supa me oriz dhe Pilaf

·        Hasude me niseshte

·        Djathi, veza e zier spërkatur me rigon

·        Përdorimi i erëzave: Mendra e butë /nenexhiku, rigoni, trumza, bari i bletës

 

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?