Si ta transformoni çdo hapësirë në një sallë kinemaje?

25 Maj 2022, 14:51| Përditesimi: 25 Maj 2022, 14:53

  • Share

Me ardhjen e stinës së verës dhe zgjatjes së ditës, ju do t’i dhuroni vetes suaj momente të paharrueshme në ambiente të hapura, plazhe, në një kamp veror apo edhe në shtëpinë tuaj. Lehtësisht mund të krijoni një përvojë kinematografike sa herë të dëshironi me ndihmën e projektorit më të ri nga Samsung, The Freestyle. Ju do të keni mundësinë që të shikoni filma, ndeshje sportive apo dokumentarë interesantë, të cilat do t’ju krijojnë edhe juve idenë se jeni pjesë e tyre. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të ndiqni këto tre hapa:

Përcaktoni vendin që do transformoni
Nuk ka rëndësi nëse doni të transformoni një dhomë të lirë, oborrin ose dhomën tuaj ekzistuese të ndenjes në një kinema, me The Freestyle opsionet janë të pafundme. Sigurisht, gjëja e parë që do të vini re është madhësia e tij. Është vetëm 18 cm i gjatë dhe peshon 830 gram, gjë që sjell shumë përfitime. Me formën e tij të rrumbullakët dhe kompakte, mund ta fusni lehtësisht në një çantë shpine dhe ta merni me vete në udhëtimet tuaja ose thjesht ta zhvendosni në një dhomë tjetër pa u munduar.  Ndryshe nga projektorët konvencionalë, The Freestyle lejon rrotullim deri në 180 gradë, duke ju mundësuar të shfaqni video me cilësi të lartë në çdo sipërfaqe, madje edhe në tavan, tavolinë apo sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, nuk ka rëndësi se ku ndodheni pasi The Freestyle është i pajtueshëm me bateritë e jashtme që mbështesin dalje USB-PD dhe 50w/20V ose më lart. 

Zgjidhni filmin apo serialin
Çfarë do të shikoni? Ose, më e rëndësishmja, si do ta shikoni? Nëse në të shkuarën ju duhej një DVD player së bashku me projektorin, tani ka opsione më praktike. The Freestyle ofron veçori të Smart TV, të disponueshme në televizorët inteligjentë Samsung dhe transmeton përmbajtjen direkt nga pajisjet celulare Android dhe iOS. Me opsionin Tap View, mjafton të trokitni smartphone-in tuaj Samsung Galaxy në një vend çfarëdo në The Freestyle për të pasqyruar përmbajtjen në ekran.

Është projektori i parë portativ i industrisë që është i certifikuar nga partnerët kryesorë globalë OTT, duke u ofruar klientëve përvojën më të mirë të shikimit të përmbajtjes. Gjithashtu, mund ta kontrolloni projektorin vetëm nëpërmjet zërit tuaj me Samsung Bixby dhe Amazon Alexa të integruara. Pra, ju duhet vetëm të zgjidhni filmin që doni të shikoni.

Rehatohuni dhe shijoni eksperiencën e plotë audio-vizuale
Nëse mendoni se eksperienca me The Freestyle është e zakonshme, gaboni. Ju mund të projektoni ekrane nga 30 inç deri në një madhësi të pabesueshme prej 100 inç. Thënë thjesht, mund të krijoni kinemanë në shtëpinë tuaj nga nje distancë vetëm 2,5 metra. Për më tepër, veçoria e fokusimit automatik lejon The Freestyle të shfaqë një imazh të pastër kristal në çdo sipërfaqe dhe në çdo kënd. Me rezolucionin Full HD dhe ngjyrat e gjalla do ju duket sikur jeni vetë pjesë e skenës.

Të gjithë e dinë se eksperienca e audios është po aq e rëndësishme sa e figurës kur shikojmë një film. Altoparlanti i fuqishëm i integruar i The Freestyle ofron tingull të pasur 360 gradë, kështu që do të merrni një përvojë audio përfshirëse nga kudo që jeni ulur.

The Freestyle do të ndryshojë mënyrën sesi ju kaloni kohën e lirë duke e bërë atë më cilësore. Tani mund të shijoni një përvojë si në kinema kudo dhe kurdo që dëshironi. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/projectors/the-freestyle/the-freestyle-sp-lsp3blaxxh/

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?