Foto ilustruese

Opinion

Si ta kuptosh që je komunist

4 Gusht 2021, 13:02| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 13:04

  • Share

Të bësh si i ditur, si patriot i thekur, si nacionalist,  si vigjilent, të shpartallosh armiq e tradhëtarë, të japësh këshilla duke u fshehur pas pseudonimit, s'ia asgjë tjetër përpos një derr komunisti që se ke shokun.

T'ia hedhësh në kurriz të gjitha fajet apo të falënderosh për të gjitha të mirat 1 njeri të vetëm, je komunist i rrezikshëm, je komunist kërmë, komunist lëpirës.

Ta përgojosh Ambasadoren e Amerikës vendit që tundi Botën shpenzoi 30 miliardë dollarë me ta fal Kosovën, je absolutisht dhe dedinitivisht më komunist se kurvi, më bolshevik se Lenini, më krriminel se Stalini. Se edhe ata s'u linin kusur ambasadave dhe ambasadorëve. Por nuk i besonin as vetë. E bënin për propagandë. Ndërsa ti copa e mishit armatosur me Internet dhe Fejsbuk, hajvanllëqet për ambasadorët i thua seriozisht.

Të mos ndjesh aspak lumturim, por vetëm mall, vetëm nostalgji, për Teatrin kriminal propagandistik që u shemb, je komunist 24 karat.

Ta quash dikë që ka vuajtur në burg ose internim, Shkrimtar ose Poet vetëm pse ka krrejtur ca vjershëza, duhet me ta shtyp kokën urgjentisht. Është nga simptomat më të rënda të "Zgjebus Komunistus" prej së cilës sëmundje vdekjeprurëse nuk ka shpëtuar 'kush deri më sot, dhe pas pak do ngordhësh ngadalë duke uluritur nga dhimbjet.

Të mos kesh qenë kurrë brenda ndonjë kishe apo xhamie, je një komunist i pafytyrë dhe i pashpirt, komunist adhurues i dinamitit, komunist i 1967-ës.

Nëse dikë që punon, djersit, fiton, e quan "qen i punës" ose "qen i lekut" je komunist orwellian.

Të mos e kërkosh kuponin tatimor kur nuk ta japin, ose ta refuzosh kur ta japin, je komunist safi'.

Ta dekurajosh tjetrin duke i thënë "a u lodhe ?" sapo del nga shtëpia që në mëngjes, je komunist vjetnamez.

Të shpërndash gjithandej falënderime për X apo Y lider se na bëri rrugët apo na nxori në dritë, je adhurues i kurvit, je dishepull i Mao Ce Dunit, je komunist kinez.

Të habitesh dhe të prishesh me një mik për të vetmen arësye se nuk mendon politikisht njëlloj me ty, je komunist bodrumesh marksiste, komunist komitetesh, stalinist sloganesh.

Të vejë mendja se ata që s'mendojnë si ty duhen shfarosur, je komunist junglash hindokine, kriminel kamboxhian, komunist khmer.

Të kesh bindjen se të gjithë lebërit dhe të gjithë tropojanët janë komunista, je vetë komunisti më i ndyrë.

Të lexosh me ankth artikuj gazetash ku të mësosh kush ja futi e kujt ja qiti gjatë diktaturës, je një komunist nepotik lindur e rritur mes rrenash komuniste, lyer duart me gjak.

Të kesh sadopak nostalgji për kohën e mbledhjeve të kolektivit dhe aksioneve vullnetare, për kohën kur rrinit bythë më bythë dhe spiunonit njëritjetrin, më komunist se kaq nuk bo nona.

Të japësh leksione patriotizmi duke u mbështjellë me flamur kuq e zi me shkabë në mes, je një komunist i neveritshëm folklorik që s'i duhesh as dreqit.

Të kesh bërë ose blerë, për shembull në Kanada, vilë me paret e mercenarizmit politik, me paret e dallavereve ose privatizimeve të paligjshme në Shqipëri, dhe të ngresh prej andej flamurin e rreckosur e të pocaqisur të ndershmërisë patriotike me fjalor propagandistik, je komunisti më kriminal në fytyrë të dheut, je pisi politik më i neveritshëm që meriton të shkulet gjuha me pincë dhe të nxirren sytë me pirun, të merret fryma dhe të ngordhësh në shtyllën e turpit i mbuluar me pështymën e kalimtarëve.

Të jesh thjesht një sharlatan, një injorant, një budalla, që mbahesh për i përndjekur, dhe veçse për interesa materiale, me shpatën e vigjilencës donkishoteske korr armiq në hava' duke pirë kafe gjoja antikomuniste me të ngjashmit e tu, je një copë muti, je një komunist i pakurueshëm, je një zagar, një zorraxhi kafenesh.

Të jesh pinjoll nomenklature, ta kesh pasur babain, për shembull, prokuror, dhe pasi ke lëpirë kockën që të kanë hedhur të bësh si Lenini i kapitalizmit, je një komunist i lindur, një komunist i pakurueshëm.

Të kesh qenë spiun i Sigurimit  dhe, në përpjekje për ta larë mutin me shurrë, ushtron atë sportin e njohur të hedhjes së hijes së dyshimit mbi njerëz krejt normalë që me Sigurimin s'kanë pasur asnjë lidhje, je vrroma komuniste më e ndyrë, duhesh lidhur.

T'ia numurosh një nga një heroizmat një antikomunisti të shquar, me të njëjtën gjuhë, të njëjtim stil, të njëjtat patetika, si i numuroheshin heroizmat "partizanëve heroikë", je nga komunistat më të rrezikshëm.

Të ndjekësh nat për natë në televizor programe gjoja investigative që në fakt janë manovrime gjobvënëse bazuar mbi spiunllëkun, je komunist budalla.

Të mos pranosh ose ta refuzosh të vërtetën uluritëse se pa llaftaritë e pushkatimeve, tmerret e burgjeve, skëterrën e internimeve, Lirinë që kemi sot s'do e shihnim as në ëndërr, je një komunist bastard që njeri s'bëhesh dot kurrë.

Ta besosh rrenën trashanike se Partia Demokratike do vijë ndonjëherë në pushtet, të jesh komunist ku ma gjen. Je kafshë, shtazë, hajvan, gomar, budalla, idiot.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfa: 04/08/2021 19:07

    Edison Ypi rob zoti. Shkrimet e Ypit jane nje fllad pranveror ne publicistiken shqiptare. Gjithmone modern ne konservatorizmin e tij. Unik.

    Përgjigju
  • mesapliku: 04/08/2021 14:56

    Epo mor Edisono, nuk e kupton (te pakten Ti), se shume po i bini ne qafe Komunizmit te shkrete?!!.... Po ai sistem ka ne vetvete te gjitha endrrat dhe te gjitha idealet qe njerezimi i ka pasur ne shekuj dhe i ka enderruar qe te vinin, sidomos kur ka qene ne zgrip te rrenimit e te asgjesimit nga vetvetja. E ju e akuzoni kete Sistem Ideal e Shume Te Zhvilluar. Eshte e vertete se rraca njerezore akoma s'eshte bere gati per ta pranuar dhe per ta futur si sistem dhe si menyre e te menduarit dhe te jetuarit ne çdo skute dhe ne çdo aspekt te jetes dhe veprimtarise njerezore, Sistemin e Shenjte Komunist, ATE TE VERTETIN! Eshte e vetmja menyre dhe e vetmja zgjidhje per ta shpetuar shoqerine njerezore nga shkaterrimi total dhe i pashmanshem. E keshtu na leni te pakten qe te enderrojme... Se kur te vdesin dhe endrrat atehere ke marre fund me te gjitha...

    Përgjigju
    • Lena: 05/08/2021 10:18

      Endrrat tuaja jane makthi i njerezve te lire. Skutha pa shtylle kurrizore! Mundoheni te shfaqeni si te parrezikshem sa here ju kap drita e projektorit, por vetem thiken pas shpine dini te perdorni, sapo ju mbeshtjell hija e anonimitetit. Cmirezinj!

  • Balo: 04/08/2021 11:10

    E bukur kjo poema. Pra ne kot lodhemi, se i kemi te gjithe udheheqsit komunist, perfshire opoziten. Sidomos sa bukur e thote "te jesh pinjoll nomeklature...je një komunist i lindur, një komunist i pakurueshëm.". Si duket e ka per Edi Ramen. Nje pytje o Edison, nese Sala eshte komunist legen, se shan ambasadoren, dhe Rama eshte komunist, nga lindja sipas teje, a nuk del dhe ambasadorja komuniste meqe ha e pi me Ramen???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?