Si ta kuptoni që miqësia po kthehet në dashuri?

11 Gusht 2023, 22:11| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 22:12

  • Share

Dashuria mund të fillojë në mënyra të ndryshme dhe njëra prej tyre, më e suksesshmja në fakt, është një miqësi. Një studim i publikuar në Social Psychological and Personality Science tregoi se një përqindje e madhe e çifteve (68%) e nisën si miq, 42% e çifteve përfunduan në martesë dhe madje të suksesshme!.

Por si ta kuptojmë se miku ynë më i mirë ka perspektiva të kthehet në gjysmën tuaj më të mirë?

Këto janë shenjat, sipas psikologëve:

1. Filloni të keni vështirësi ta shikoni atë në sy.

2. Sa herë që jeni pranë ndiheni të stresuar.

3. Ju ndjeni pendim për atë që ndjeni.

4. Nuk mund ta pranoni atë që ndjeni.

5. Oreksi juaj për ushqim është ulur dukshëm.

6. Ëndrrat tuaja janë vetëm për të.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?