Si ta bëni dikë t'ju tregojë sekretet e tij

16 Prill, 09:28| Përditesimi: 16 Prill, 09:34

  • Share

Të gjithë njerëzit kanë sekrete ose gjëra që duan t'i mbajnë për vete. Mund të jetë diçka e thjeshtë si një blerje e re ose diçka më serioze si divorci.

Nëse dëshironi që dikush t'jua hapë zemrën, ja disa hapa që mund të ndiqni:

Filloni bisedën pa kërkuar që bashkëbiseduesi juaj të hapet me ju

Fillimisht pyesni për diçka të përgjithshme. Lëreni personin tjetër që të flasë pa e ndërprerë dhe bëjini të ndihen rehat. Për shembull, nëse jeni në një takim dhe dëshironi të dini pse lidhja e mëparshme e partnerit përfundoi, mos e pyesni menjëherë për këtë situatë. Në fund të fundit, askush nuk hapet me ju nëse nuk ndihet rehat, apo jo?

Tregoni mirëkuptim dhe dhembshuri

Tregoni gjithmonë mirëkuptim dhe dhembshuri. Kur flisni ballë për ballë me një person, shikojeni në sy. Nëse jeni duke biseduar në telefon, ia bëni të qartë se po i kushtoni vëmendje dhe po e dëgjoni. Të flasësh për çështje personale dhe të ndjeshme është e vështirë. Të flasësh me dikë që nuk dëgjon ose nuk i kushton vëmendje është akoma më e vështirë. Kuptimi dhe vëmendja juaj sinjalizon se jeni aty dhe jeni të gatshëm të ndihmoni ose qetësoni bashkëbiseduesin tuaj. Nëse doni të dini diçka të fshehtë, ruani gjakftohtësinë dhe jini të pranishëm në diskutim si një dëgjues shumë i mirë.

Jini të durueshëm

I jepni personit tjetër hapësirë ​​dhe kohë që të shprehet, të ndihet rehat dhe të arrijë t’jua hapë zemrën. Nëse jeni me nxitim dhe vazhdimisht bëni pyetje, ju jepni përshtypjen se nuk jeni vërtet të interesuar për të dhe problemin e tij dhe thjesht dëshironi… thashetheme. Tregoni respekt dhe mbi të gjitha konfidencialitet. Nëse ua zbuloni të tjerëve atë që keni mësuar, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për njerëzit që t'ju tregojnë gjërat e tyre.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?