Si sot 28 vite më parë u vra nga mafia, Basha për ish-prokurorin e Siçilisë: Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar

23 Maj 2020, 11:10| Përditesimi: 23 Maj 2020, 11:16

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë në 'twitter' postimin e Luigi Soreca-s, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia së Giovani Falcone, ish-kryeprokurori i Siçilisë në Itali.

Basha thotë se Falcone ishte një magjistrat i përkushtuar për drejtësinë e vërtetë.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE,”-shkruan Basha.

Ndërkohë më herët Soreca në 28-vjetorin e vrasjes së Falcone-s shkruan se ai mund të jetë larguar nga kjo botë, por idetë e tij dhe morali mbetet për ata që e pasojnë. Sipas Soreca-s 'njerzit vdesin, por idetë mbesin'.

Prokurori i vrare nga mafia italiane Giovanni Falcone

Foto nga vendi i vrasjes ku u vra prokurori dhe 4 persona tjerë


Lajmi kryesor:

U vra nga mafia para 28 viteve, Prokurori amerikan: Shqipërisë i duhen njerëz si Falcone, të mbrojë interesin publik para politikës


Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 23/05/2020 13:46

    Wow! Paska arritur ndergjegjesimi per dike we sdi me so me dalur ne konference shtypi sepse I ka ezauruar te gjitha. Shiko veten njerezit qe te rrethojne edhe keto ne kete territor qe to edhe homologet e tu te ketij kombi e keni lene me djerrine se dikush pertej ketij territori. Imorali te Ben moral edhe I moralshmi ul koken edhe largohet pertej ketij territori. Nje opozite sterile si ju qe nuk riprodhohet me hala peshku te thyera edhe te copetura nuk besoj ne asnje kauz e as nje ideal fare sepse jeni nje jashteqitje e kesaj shoqerie qe kamufloheni ne idealizma te stermunduar nga lodhshmeria edhe jeni nje injorqnce pertej kufijve te logjikes. Nuk po zgjohet ky popull I rraskapitur edhe mos merret me per ps lsi e pd por te kerkoj te drejtat e tyre si nje komb qe nuk qeveriset nga nje tufe sharlatanesh edhe injorantesh we Jan copy paste nga dikush edhe ne vend te ndreqin e djallosin. Turp te keni te gjithe mbetje proteinike te teperta.

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2020 12:20

    Po ku e di ti mor p...robsh kush ishte Giovanni Falcone ku ja di vleren drejtsis dhe frymzimit per drejtsi? Mundohesh te flasesh me emra te medhej po nuk e di se po te ishte nje Giovanni Falcone ne shqipri ti zdo ishe duke fol ose ai do ishte i vdek siq ndodhi ne itali sepse politika dhe politikant nuk njohin baben dhe nanen e tyne.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 23/05/2020 11:45

    Lulzim Basha, o 'cannibal' me maske politike, o 'pampersi Muzin' i parave ruse, leri te prehen ne paqe shpirti dhe kockat e Prokurorit Antimafia Giovanni Falcone! * * * * * tik-tak, tik-tak, tik-tak, ... ... ... dhe ora po vrapon, ajo e Drejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?