Si rrezikohen qytetarët në akset e kryeqytetit, policia kap mat shoferët te vijat e bardha (VIDEO)

3 Mars 2022, 09:46| Përditesimi: 3 Mars 2022, 09:52

  • Share

Respektimi i këmbësorëve dhe siguria e tyre teksa kalojnë rrugën duhet të jetë parësore për një shofer, por duket se jo të gjithë e kanë parasysh këtë rregull.

Në rrugët e kryeqytetit, kalimtarët rrezikohen jo pak, e madje edhe kur kalojnë te vizat e bardha, që i detyrojnë automjetet të ndalojnë.

Sikurse mund të shihet edhe nga videot, shumë shoferë nuk e kanë aspak problem të shkelin gazin, edhe pse përpara kanë qytetarë duke kaluar rrugën. Kjo shkelje e tyre nuk është lënë pa ndëshkuar nga policia, duke i gjobitur me 2 mijë lekë.

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit është bërë shkak për shumë aksidente të rënda në vend, teksa statistikat tregojnë se janë pikërisht shoferët shkaktarët e përplasjeve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tirona: 03/03/2022 12:44

    Kur hapet drita e gjelber dhe eshte e drejta e kembesoreve te levizin makinat qe futen ne mes te kembesoreve jane kondravajtje ose duhet te rregullohet sinjalistika qe shoferet qe nuk njohin rregullat e qarkullimit kalojne vijat e bardha ne prani te kembesoreve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?