Si rrallëherë, u kërkua dorëheqja e Xi Jinping nga pushteti, policia shtyp me dhunë protestat në Kinë

29 Nëntor 2022, 07:46| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 14:57

  • Share

Protestat e Kinës kundër kufizimeve të Covid që shpërthyen gjatë fundjavës duket se janë shuar pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë kineze.  Një prani e madhe e policisë është raportuar në disa qytete, dhe disa tubime u shtypën ose nuk u realizuan.

Kanë dalë raporte për njerëz që janë marrë në pyetje dhe telefonat e tyre janë kontrolluar. Por kinezët jashtë shtetit kanë vazhduar protestat, në të paktën dhjetëra qytetesh anembanë botës.

Demonstratat e fundjavës së kaluar ishin rritur pas një zjarri në një bllok të lartë në Urumqi, në Kinën perëndimore, duke vrarë 10 persona të enjten. Besohet gjerësisht se banorët nuk mund t'i shpëtonin zjarrit për shkak të kufizimeve të Covid, por autoritetet lokale e kanë kundërshtuar këtë.

Si rezultat, mijëra persona dolën në rrugë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e bllokimeve për Covid duke bërë edhe thirrje që presidenti Xi Jinping të tërhiqej nga pushteti.

Por të hënën, protestat e planifikuara në Pekin nuk ndodhën pasi oficerët rrethuan pikën e mbledhjes së protestuesve. Në Shangai, barriera të mëdha u ngritën përgjatë rrugës kryesore të protestës dhe policia bëri disa arrestime. Një tjetër protest në rajonin Hangzhou është ndalur pasi policia vijoi me arrestime të shpejta të personave që ishin mbledhur për të protestuar.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?