Dua Lipa në Ksamil

'Si një sirenë barbi', revista Vogue artikull për Dua Lipën: U 'arratis' për pushime në Shqipëri (FOTOT)

5 Gusht 2023, 22:04| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 22:23

  • Share

Dua Lipa tashmë e ka kthyer në një traditë që të kalojë pushimet në Shqipëri. Ajo zgjedh Ksamilin, ndërsa këtë verë nuk kanë nguruar as fotot magjepsëse nga bregu i detit duke i bërë reklamë Shqipërisë tek ndjekësit e saj nga mbarë bota.

Prezenca e Dua Lipës në vendin tonë ka tërhequr vëmendjen e revistës Vogue, e cila shkruan se këngëtarja është kthyer në Shqipëri dhe po shijon një arratisje të këndshme.

Duke komentuar pamjen dhe veshjen e Dua Lipas në fotot që ajo ka ndarë, Vouge shkruan se duket si një sirenë Barbie në bregdetin shqiptar, duke pasur parasysh personazhin që luajti në filmin e Greta Gerwig.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?