Messi dhe Suarez

Si në kohët e vjetra, Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola

3 Mars, 08:10| Përditesimi: 3 Mars, 08:27

  • Share

Luis Suarez dhe Lionel Messi janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas spektaklit të dhuruar në ndeshjen kundër Orlando City në MLS.

Suarez hapi serinë e golave në minutën e katërt pas asistimit nga Gressel derisa vetëm pas 7 minutash dyshja doli sërish në aksion dhe uruguaiani shënoi golin e dytë në ndeshjje.

Shkëlqimi i Miamit vazhdoi dhe në pjesën e dytë kur Messi realizoi një gol nga afërsia në minutën e 57-të dhe 5 minuta më vonë mori një asist të bukur nga Suarez të cilin e shndërroi në gol për rezultatin përfundimtar 5-0.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?