Bota

Si në ëndërr, shtëpia e bosit të drogës ‘El Chapo’ pjesë e një lotarie në Meksikë për vetëm 16 dollarë

8 Korrik 2021, 10:56| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 11:02

  • Share

MEKSIKË- Duket si një ëndërr, por qytetarët në Meksikë mund të fitojnë shtëpinë e bosit të drogës  Joaquin "El Chapo" Guzman, për vetëm 250 pesos (16 dollarë).

Vlera e kësaj shtëpie është 184,000 dollarë, por qeveria Meksikane ka vendosur që përmes një llotarie të mund ta fitojë kushdo me pak fat, vetëm me 16 dollarë, çmimi i biletës për t’u bërë pjesë e kësaj loje.

Shtëpia e tij e cila ndodhet në Culiacan, një ndër qytetet më të rrezikshme në botë, është përdorur nga “El Chapo”, në një nga skenat e arratisjes së tij.

Guzman ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në vitin 2001, më pas në vitin 2004 përmes një tuneli dhënë vitin 2015, por është arrestuar të 3 herët që ka tentuar t;i shmanget burgut.

Në vitin 2017 ai u ekstradua në SHBA dhe u dënua, dy vjet më vonë, për akuza të shumta përfshirë shpërndarjen e kokainës dhe heroinës, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të parave.

Aktualisht “El Chapo” po vuan dënimin e përjetshëm.

Ai ishte një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në SHBA dhe në vitin 2009, hyri në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 1 miliard dollarë.

Shorti do të përfshijë gjithashtu një rezidencë që i përkiste ish-udhëheqësit të kartelit Juárez Amado Carrillo në zonën ekskluzive të El Pedregal në jug të qytetit të Meksikës e cila është vlerësuar të jetë me vlerë rreth 3.8 milion dollarë.

Në përgjithësi, 22 prona do të hidhen në short, me një vlerë totale prej  12.5 milion dollarë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?