Lulzim Basha dhe Aurela Basha

'Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që s’ka fituar asnjë betejë politike?', Aurela Basha-qytetarit: Duket që s'e njeh mirë... ndihem super, sepse ka fituar si askush tjetër

14 Shkurt 2021, 22:43| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 22:50

  • Share

Aurela Basha gruaja e kreut të PD Lulzim Basha, ka replikuar me disa qytetarë ku i është përgjigjur pyetjes së bërë nga një prej tyre.

Qytetari e pyet Aurela Bashën sesi ndihet që është gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike, ndërsa bashkëshortja e liderit të PD-së ia ka tkheyr se ndihet shumë mirë, duke thënë se ai sipas saj ka fituar beteja të paimagjinueshme për PD-në.

Replikat e Aurela Bashës me qytetarët:

Qytetari Nardi Haxhiu: Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike?

Bashkëshortja e liderit demokrat, Aurela Basha: Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në.

Në vitin 2005 mundi Ben Ahmetajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në. më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj.

Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?