A mund të bashkohet Basha me Rithemelimin? Baçi: Kjo është prova që duhet të japë, demokratët do e pranojnë

22 Shkurt, 20:41| Përditesimi: 22 Shkurt, 21:28

  • Share

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në ‘Studio Live’ nëse ka gjasa për një bashkim mes Rithemelimit dhe Lulzim Bashës, deputeti Luan Baçi tha se një gjë e tillë bëhet e mundur vetëm nëse kryedemokrati tregon se është shkëputur nga Rama.

Sipas tij, Basha duhet të reflektojë njësoj si Gazment Bardhi i cili iu bashkua së fundmi Rithemelimit.

“Basha është bashkë me Ramën, nuk mund ta marrim Ramën ta kem këtu. Po dha prova që është shkëputur nga Rama besoj se demokratët do e pranojnë. Zotin Bardhi e kam vlerësuar pasi e tha në mënyrë të sinqertë se kishte 2 vite që ishte përpjekur të kishte një formatim ndryshe por tani njeh kryetarin e PD. Edhe Basha po ta bëjë një gjë të tillë... por personalisht mua nuk më pëlqen, është si Rama”- u shpreh Baçi.


Lajmi kryesor:

Amnistia Penale u hoq nga rendi i ditës në Kuvend, Baçi: PS do të amnistojë persona të caktuar, me Bashën u prishën pazaret


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?