Si mund të bësh biznes me
fotografinë, të mirat e vështirësitë

10 Mars 2016, 08:13| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Fotografia është shndërruar vitet e fundit në një ndër profesionet më të përhapura dhe ndër bizneset e reja që marrin jetë nga dëshira e shqiptarëve për të përjetësuar një moment të veçantë. Nga bebet deri te më tëmëdhenjtë, të gjithëqëndrojnë përpara “lentes magjike”, çmimi për të cilin thuajse i përshtatet çdo individi…
 
Pavarësisht se dëshira mund të jetë e madhe, të shndërrohesh në një fotograf profesionist në Shqipëri dhe të hapësh një biznes për këtë, nuk duket e lehtë. Me numrin gjithnjë e në rritje të studiove të tilla, fotografët tregojnë se ky lloj biznesi ka kosto të larta, si dhe përballen me konkurrencën e pandershme, në një treg të vogël…

Ngjarjet që ushqejnë këtë biznes janë disa: martesat, ditëlindjet, festa si Halloween, Krishtlindjet dhe Viti i Ri etj., ndërsa disa nga fotografët me përvojë tregojnë se shqiptarët duken gjithnjë e më tepër të interesuar për të marrë një shërbim të tillë. Por, me sa duket, shqiptarëve u pëlqejnë të bëjnë zgjedhje ekonomike, ndaj dhe shtresa e lartë brenda vendit, por edhe shqiptarët që jetojnë jashtë janë “lënda e parë” për fotografët më të kushtueshëm. Pjesa tjetër përshtaten në tregun tashmë të zgjeruar të shërbimeve video dhe fotografike, të cilat kanë gjithnjë njëçmim të leverdishëm për të gjithë të interesuarit.

Përgjithësisht, biznese të tilla i përfshijnë të dyja shërbimet, foto dhe video, herë nga i njëjti person dhe herë nga partnerë të bërë bashkë, për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve që të gjejnë të gjitha në një. Një shërbim fotografie i njëeventi të rëndësishëm si martesa nis nga 10-20 mijë lekë, seksioni i fotografive të dedikuar çiftit, deri në 1500–2000 euro foto, xhirime për video, montazhi i filmimit, album fotografie etj.

Por, disa nga fotografët profesionistë tregojnë se konkurrenca e pandershme shpesh luan rol negativ në punën e tyre. Alla Simacheva, fotografe profesioniste që punon në Tiranë prej vitesh thotë se konkurrenca është e pandershme në Shqipëri, pasi në këtë fushë nuk ka kritere të qarta se kush është fotograf.

“Kush është fotograf? Ai që ka një pajisje profesionale, ai që ka studiuar për këtë profesion, apo ai që ka talent në këtë fushë?”- ngre pyetjen znj. Simacheva, e cila shton se shpesh bilanci i tregut çrregullohet, duke qenë se fotografë me çmime të ulëta detyrojnë fotografë me çmime rreth mesatares që të ulin këto çmime, pavarësisht se cilësia që ofrojnë është më e lartë.
Znj. Simacheva liston kostot kryesore të këtij biznesi në vendin tonë, kemi: kosto administrative dhe shpenzime zyre, kostot e shitjeve dhe reklamimit, duke përfshirë edhe kostot e skenave, si dhe kosto të pajisjeve fotografike. Sipas saj, në nisje të këtij biznesi gjithnjë fitimi shkon për riinvestim, gjersa biznesi gjen rrugën e tij dhe pjesën e tregut që i takon.

Ndërsa Olsi Beçi, një emër i dëgjuar në këtë biznes, tregon se në fillim, shpesh shërbimet janë dhënë falas ose gjysmë-dhuratë, duke qenë se njohja është “Nr.1” që të jesh i suksesshëm në Shqipëri. Sipas tij, në tregun e fotografisë në vendin tonë më tepër funksionon referenca apo sugjerimi nga familjarë apo miq, se sa reklamimi në forma të ndryshme.
“Biznesi i shërbimeve fotografike është kaq i dukshëm sa një punë jocilësore të rrënon dhe të bën të zbresësh shkallë që mezi i ke ngjitur”,- thotë z. Beçi.

Fotografi profesionist Flor Abazi tregon se fotografia është një art që nuk të lë në baltë, madje sipas tij ndër fushat më të paguara në Shqipëri. Sa u përket kostove të punës, ai thotë se varen nga mënyra se si dëshiron një fotograf të punojë. “Është çështje cilësie. Mund të zgjedhësh të punosh me aparatura me kosto të vogël por kualiteti do të jetë po si çmimi. Ti merr atë që paguan dhe ky është një efekt zinxhir” – thotë z. Abazi, duke pohuar se kjo është arsyeja që ka shumë fotografë, shumë të interesuar; secili mban një pjesë të tregut që i takon, nga lloji dhe cilësia e punës që ofron.
………………..
Flet Alla Simacheva, drejtuese e “Pics Photography Studio”
 
“Vështirësitë e këtij biznesi janë tregu i vogël dhe i tejmbushur dhe niveli i ulët i jetesës”
 
A është vështirë të bësh biznes në Shqipëri?
Si në çdo vend tjetër, biznesi është i vështirë ta menaxhosh. Në radhë të parë, administratori i biznesit duhet të ketë dijeni për fushat e ndryshme, të cilat nuk kanë lidhje direkt me aktivitetin, por janë të nevojshme për të drejtuar një kompani, si për shembull, legjislacioni, ekonomia, marketingu, etj. Duhet të jesh i vetëmotivuar pasi do të organizosh kohën dhe punën dhe sigurisht do të punosh edhe jashtë orarit të punës.

Së dyti, drejtimi i një biznesi është përgjegjësi në lidhje me vendimet që merr. Biznesi vazhdimisht kërkon investime dhe duhet të jesh i gatshëm për të marrë riskun.
Këto janë vështirësitë e çdo lloj biznesi nëçdo vend të botës. Në Shqipëri shtohet edhe problemi i tregut të vogël, nivelit të ulët të jetesës dhe tregut të stërmbushur.
 
A ka konkurrencë në këtë lloj biznesi?
Sigurisht që ka dhe konkurrenca nuk është e ndershme, pasi në këtë fushë nuk ka kritere të qarta, si për shembull, “kush është fotograf”. Ai që ka një pajisje profesionale, apo ai që ka studiuar për këtë profesion, apo ai që ka talent në këtë fushë?

Shpeshherë klienti e zgjedh një fotograf sipas çmimit të ofruar, por jo cilësisë. Sigurisht, më pas klienti ngelet i pakënaqur dhe për herë të tjera është më i kujdesshëm por, në shumë raste, as klienti nuk është në dijeni të të drejtave të tij.
 
Sa staf keni? Sa paguhet një fotograf?
Stafi i studios sonë është i përbërë nga dy persona: një fotograf (administratori i biznesit) edhe një “Project Manager”, i cili merr përsipër të gjithë procesin e fotosetit, duke filluar nga komunikimi i parë me klientin dhe deri në momentin e dorëzimit të projektit.
Në rastin tim, kur unë jam fotografe dhe pronare e biznesit, sidomos në këtë periudhë të zhvillimit të biznesit, pagën mujore jam e detyruar ta riinvestoj në biznes.
 
Çfarë kostosh ka biznesi i fotografisë?
Kosto operimi:
– kostot administrative dhe shpenzime zyre (qira, paga, siguracioni)
– kosto e shitjeve dhe reklamimit, duke përfshirë edhe kostot e skenave dhe dekoreve të studios)
Përveç këtyre duhet të marrim parasysh edhe koston e lartë të pajisjeve fotografike dhe amortizimin e tyre.
Në këtë biznes, një fotograf duhet të marrë përsipër në vazhdimësi edhe kostot e zhvillimit profesional si trajnimet, kurset, workshop, etj., për shkak të zhvillimit të fushës, teknikëve dhe teknologjisë.
 
A është fitimprurëse?
Ky biznes është fitimprurës por vetëm në terma afatgjatë pasi do kohën e vet për të edukuar edhe klientin në këtë fushë të re për Shqipërinë. Prandaj jemi duke punuar fort për të arritur qëllimet tona.
 
Sa janë çmimet e shërbimeve fotografike kryesore?
Çmimet variojnë nga cilësia dhe nga niveli i profesionalizmit të fotografit. Studio jonë ka studiuar tregun ndërkombëtar dhe e ka përshtatur me realitetin shqiptar. Për një shërbim i cili jashtë Shqipërisë paguhet rreth 100 USD, studio jonë ka një tarifë prej 5,000 lekësh. Për këtë arsye kemi pasur disa klientë që kanë ardhur në Shqipëri vetëm për të realizuar setet fotografike me studion tonë.
 
Për çfarë interesohen më tepër shqiptarët ndër këto shërbime? (dasma, shtatzëni, bebe, ditëlindje etj.)

Kryesisht shërbimin fotografik e prenotojnë:
– çiftet (fejesat, martesat, përvjetorët etj.)
– bebe (kryesisht ditëlindjet)
– festat e ndryshme (Viti i ri, Shën Valentin, Halloween)
Përveç shërbimeve të përmendura më lart, bashkëpunojmë ngushtë edhe me bizneset për të realizuar imazhet për marketingun e tyre.
…………….
Flet Olsi Beçi, video dhe fotograf
“Biznes që kërkon investim; shqiptarët zgjedhin kryesisht alternativa ekonomike” A është biznes i mirë fotografia dhe videografia në vendin tonë?
Unë si profesion e kam mësuar në Itali, ku kam marrë eksperiencën e duhur. Nxitur nga një pasion i hershëm, u fokusova në videot, ku dhe punova në Itali. Më pas u ktheva në Shqipëri me dëshirën për të punuar në TV apo fusha të ngjashme, por pas një studimi tregu zbulova që dasma ishte e vetmja rrugë dhe njëkohësisht event që të mund të mbijetoja në treg (në 2007).

Njerëzit nisën që t’i përkushtoheshin më tepër dhe t’i kushtonin rëndësi eventit të tyre, duke i ofruar në dispozicion edhe një buxhet më të madh për fotografinë dhe videon, në ndryshim nga vite më parë që çiftet realizonin disa foto në një studio brenda, me ato sfondet klishe. Ndaj vendosa që të kanalizohesha te martesat, më vonë edhe në evente të tjera, por investova për të hapur një biznes pikërisht në këtë fushë. Dasma ka fitime më të mëdha. Ky lloj biznesi është fitimprurës vetëm n.q.s investon siç duhet dhe impenjohesh fort për të mbijetuar në treg.
 
Çfarë kostosh ka si biznes dhe cila është forma për të mbijetuar në treg?
Në profesionin tonë ndikojnë shumë referencat apo sugjerimet e një çifti te një tjetër e kështu me radhë. Vetëm këto dy vitet e fundit është zhvilluar marketimi online që ti ke mundësi që të shfaqësh punën tende aty për një masë të madhe njerëzish. Më parë, vetëm fjalët që kalojnë nga një person te tjetri. Ndaj dhe ishte e vështirë kursi pionierë të parë hapëm këtë fushë biznesi dhe me radhë, tani tregu është thuajse i mbingopur.

Por ka ardhur në përmirësim: edhe në cilësinë e punës, profesionalizëm. Mund të them se jemi të kanalizuar për shtresa të ndryshme. Ka fotografë apo video me 200 mijë lekë të vjetra ditën dhe deri ndër më të shtrenjtët, 1000-1500 euro. Unë kam zgjedhur të punoj vetëm me shtresat e larta. Sa u përket kostove, janë kryesisht të larta pasi teknologjia është në zhvillim çdo muaj, çdo vit.

Një pajisje nuk e mban më shumë se një vit, n.q.s.do të jesh më i miri në treg. Unë investoj për pajisjet profesionale, vitin e shkuar azhurnova pajisjet rreth 10 mijë dollarë. Ka raste që sërish brenda vitit bëj blerje të reja, p.sh.lente të cilat janë të kushtueshme, shkojnë rreth 2800 euro dhe janë për përdorime specifike, që do të thotë të nevojiten disa nga to. Në kostot e tjera pastaj përfshihen montazhieri, stafi që përkujdeset për imazhin, ndihmës gjatë eventit, qiraja e studios.

Ndërsa taksat janë të ulëta si biznes, kundrejt fitimit që ke, nuk janë të përfillshme. Një ndër format e tjera për të mbijetuar në treg është ajo e fokusimit edhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që kthehen për të bërë martesën e tyre në Shqipëri, unë punoj më shumë me to, pasi janë njerëz me të ardhura më të larta dhe që e vlerësojnë punën, duke qenë se shërbime të tilla në vendet e tyre (Itali, Gjermani, Amerikë) kushtojnë shumë më shumë. Ndërsa shqiptarët brenda vendit, zgjedhin alternativa më ekonomike, sipas buxhetit të tyre.
……………………
Flet Flor Abazi, fotograf
“Fotografia është profesion artizanal, një ndër fushat më të paguara në Shqipëri” Si është të bësh biznes fotografie në Shqipëri?
Fotografia dhe shërbimet fotografike nuk mund t’i grupojmë te sektori i biznesit. Mendoj dhe më së shumti ndiej se fotografia është art dhe se deri diku shërbimi fotografik mund të quhet profesion artizanal pasi është një krijim, ndjesi apo kompozim vetjak.

A është fotografia biznes fitimprurës? Kur ka nisur të zhvillohet?
Siç e përmenda edhe mëparë do të dëshiroja që fotografisë t’i referohesha me termin e artit dhe po, për nivelin e pagesave dhe jetesës në Shqipëri, pranoj se është një nga fushat e artit që hyn ndër më tëpaguarat. Fotografia në Shqipëri mund të grupohet në vija të trasha në tri lloje kryesore:
1. Fotografia artistike, e cila ka nisur të zhvillohet nga themeluesi i kulturës së fotografisë, i mirënjohuri Pjeter Marubi, flasim për shek XIX. Siç e dimë të gjithë, Marubi i dha rëndësi fotografisë, duke e kthyer atë në shërbim, i referohemi gjithmonë kulturës shqiptare, pasi kjo praktikë në atë kohë ishte tashmëe përhapur nëEuropë.

2. Fotoreportazhi ose e njohur ndryshe si fotografia mediatike. Kjo lloj fotografie ka lindur si nevojë e ndjekjes dhe pasqyrimit të aktiviteteve apo eventeve politike më së shumti. Në Shqipëri, kjo lloj fotografie është zhvilluar së bashku me ardhjen e demokracisë dhe mund të them se për aq pak vite demokratike të jetuara si komb apo vend, fotografëtshqiptarë e kanë ngritur praktikën e saj në nivele pabesueshmërisht të larta.

3. Fotografia si shërbim. Kjo e fundit është zhvilluar pas shek. XX në Shqipëri. Siç edhe përmenda pak më lart, liria mediatike dhe e informacionit ndryshoi edhe perceptimin e fotografisë te kultura shqiptare. Çdokush më pas kishte dëshirë qëeventet më tërëndësishmenëjetë, t’i dokumentojë dhe arkivojë kujtimet, duke i kthyer ato në të paharrueshme dhe të pavdekshme jo vetëm për vete apo për familjen, por për breza me radhë.
 
Sa kosto ka një fotograf në vendin tonë? (burimet njerëzore, mjetet e punës, aksesorët etj.)
Mendoj se kostoja më e lartë për t’u përballuar nga çdokush është koha dhe përkushtimi që i jep diçkaje. Të jesh artist është e vështirë t’u përgjigjesh të gjitha përgjegjësive në jetë, por fotografia është art që nuk të lë në baltë. Kostot e mjeteve tëpunës varen nga mënyra se si dëshiron një fotograf të punojë. Është çështje cilësie. Mund të zgjedhësh të punosh me aparatura me kosto të vogël, por kualiteti do të jetë po si çmimi. Ti merr atë që paguan dhe ky është një efekt zinxhir!

Një fotograf i mire nuk ka pse të shfrytëzojë shumë burime njerëzore për të konsoliduar tregun dhe klientët e tij, tëpaktën jo ditët e sotme. Investimi në marketingun e gatshëm të rrjeteve sociale është i papërfillshëm në krahasim me feedback-un.
 
Si janë tendencat e tregut për çmimet e paketave fotografike?
Sa më shumë që ne kulturohemi dhe informohemi mbi këtë fushë, aq më shumë do të ketë vlerësim. Nëse ka vlerësim do të ketë dhe kërkesë e kështu futet në lojë ligji i kërkesës dhe ofertës.
 
A tërhiqen shqiptarët nga shërbimet fotografike? Për çfarë interesohen më tepër?
Them se kemi filluar ta njohim fotografinë dhe t’i japim asaj rëndësinë e duhur. Interesimi përsa u përket eventeve në jetë janë të ndryshme. Ato vijnë me nevojën apo rrethanat. Gjithsesi të rrallë janë fotografët që profilizohen vetëm në një lloj sektori eventi. Një fotograf i mirë di t’i bëjë të gjitha.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?