Jehon dhe Erzen Brecani

Kronikë

Si i shpëtoi burgut djali i ish-zv.drejtorit të policisë pasi i preu këmbën të resë në aksident në Tiranë, në të njëjtën ditë kur Çuçi akuzoi gjyqtarët që lironin kriminelë

29 Qershor 2021, 18:11| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 21:15

  • Share

TIRANË- Në të njëjtën ditë kur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi denoncoi me emër dhe mbiemër gjyqtarë që lirojnë kriminelë që Policia kap, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë, dha një tjetër vendim të diskutueshëm. Jehon Breçani, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani, është liruar nga burgu dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndonëse është autori i një aksidenti të rëndë, ku për pasojë një e re mbeti pa njërën këmbë pasi u përplas teksa ishte në trotuar.

Report Tv mëson se ai ishte në spital, për shkak të plagëve të marra nga aksidenti, por më pas gjykata e shkallës së parë ndërroi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” nisur nga gjendja shëndetësore e tij. Prokuroria ka ankimuar vendimin. 

Si ndodhi ngjarja? 23-vjeçarja, Xhesina Gega ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi dhe ka përplasur të renë, duke i këputur njërën këmbë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares është bërë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra. Jehon Breçani ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar. I riu i është nënshtuar testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike dhe shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë. 19 vjeçari Jehon Breçani është djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës.

Ankimi i Prokurorisë ndaj vendimit për lirimin e Jehon Breçanit

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • neritan malaj: 30/06/2021 11:53

    keta jane vemjet e kombit qe sali berisha solli ne tirane ne vitet 90

    Përgjigju
  • dani: 30/06/2021 05:57

    Malok I qelbur ..ptu...palaco...ti hiqet licensa biznesitt ketij letyre...njerez te poshter dhe te demshem....

    Përgjigju
  • Sas: 30/06/2021 00:13

    E ç’re thuash? Me shpejt doli ky nga burgu se ajo fatkeqe nga spitali. Edhe qeni i komshiut do vlente me shume

    Përgjigju
  • Leli: 29/06/2021 22:49

    Turp per kete vendim..turp.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 29/06/2021 21:35

    Tek femijet tuaj dhe teka ata qe ju dhemb me shume e provofshi ju o gjykates/prokuror apo OPGJ qe i keni kopsitur letrat sic keni dashur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?