Kryeministri Edi Rama

“Si i bëre 1 miliardë lekë vetëm nga rroga?” Rama i përgjigjet komentuesit për pasurinë dhe i sqaron si verifikohen të ardhurat e tij

27 Shkurt 2021, 17:07| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 17:18

  • Share

Kryeministri Rama ka replikuar me një nga komentuesit në rrjetet e tij sociale në lidhje me të ardhurat si qeveritar. Qytetari i drejtohet Ramës me pyetjen se si i ka bërë 1 miliardë lekë nga rroga si qeveritar.

Rama i është përgjigjur komentuesit se nuk ka aq para, por këto akuza vijnë si pasojë e budallallëqeve që shkruhen ligësisht.  Në komentin e tij kryeministri ka sqaruar se pasuria e tij dhe familjes verifikohet qindarkë për qindarkë.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake” shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 27/02/2021 21:25

    O Rams ti je vertet i varfer, po aq i varfer je ne shpirt sa e ke masakruar kete vend saqe me i varfer nuk behet me edhe shpresen ja keni marr

    Përgjigju
  • xoni: 27/02/2021 17:32

    Ky komentusi eshte nga ata 7 here 7 bejne 42...?e mor shpellar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?