Si është raporti i saj me Jozefina Topallin? Rrëfehet Cindy Marina

14 Tetor 2022, 22:37| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 22:42

  • Share

Cindy Marina, në një lidhje dashurie me Geron Topallin ka folur për marrëdhënien që ka me mamanë e tij, Jozefinën. Cindy nuk ka dhënë shumë detaje, por ka preferuar ta komentojë shkurt, duke thënë se i ka marrëdhëniet shumë të mira me Jozefinën.

“I kam të mira, ajo është e mrekullueshme”- tha Cindy në një intervistë televizive.

Cindy ka folur për konkurrimin e saj në “Dance Albania”.

“gjithmonë kam një ego personale, në çdo sfidë dhe garë, thashë jam shumë e qetë por mos u ngatërroni sepse kam këtë shpirtin e garës. Ndoshta ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se shohin qëndrimin tim shumë të qetë, por gjithmonë e kam fokusin tek fitorja.”

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?