Si do jetë fundjava? Ja parashikimi i motit

28 Tetor 2023, 07:39| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 07:46

  • Share

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Shtunë moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Ndërkohë për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?