Politikë

Si do e çoni PD në fitore? Shehaj: Nuk po garojmë në kushte të barabarta me Bashën për kryetar

24 Maj 2021, 18:32| Përditesimi: 24 Maj 2021, 19:01

  • Share

Agron Shehaj gjatë konferencës prë shtyp ka treguar se çfarë do të bëjë ndryshe për të çuar PD drejt fitores nëse ai zgjidhet kryetar partie. Një nga gjërat që do të bëjë Shehaj tha se është hapja e partisë ndaj të vjetërve dhe të rinjve.

"Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar Pd duhet hapur Pd ndaj të gjithëve të vjetërve dhe të rinjve. Vendimet duhen marrë nga anëtarë të Pd. Votimi i listës për kandidatë të Pd nga anaëtarë me parimin një anëtar një votë, një votim të vërtetë, jo  duke pyetur anëtarët kë sdoni po kë doni. ata që do marrin më shumë vota do të jenë në listën e kandidatëve", tha ai.

I pyetur nëse po garojnë në kushte të barabarta duke qenë se Basha nuk dha dorëheqjen ai tha "jo". 

"Ska dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kandidati për kreun e PD, Shehaj: Përballë Ramës duhet një lider i pakorruptuar! Basha s'e çon dot PD në fitore! S’ka bashkëqeverisje me PS


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?