Bota

Si ditën kur u martua, gruaja turke feston divorcin, nis festa me daulle e këngë në lagje (VIDEO)

21 Qershor 2021, 17:25| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 17:30

  • Share

Me daulle dhe kërcim, jo dasmën apo fejesën por ka festuar kështu ndarjen nga bashkëshorti një grua turke, pas betejës ligjore e cila ka zgjatur 2 vite dhe që më në fund i ka siguruar lirinë .

42-vjeçarja turke Çilem Ylkerler,  ka bërë festë të madhe në lagje në momentin që është ndarë nga i shoqi.

Gruaja e quante si fitore përfundimin e procesit gjyqësor, madje dhe muzikanti i thirrur në ceremoni, deklaron që është hera e parë që merr pjesë në një ngjarje të tillë.

Ylkerler deklaroi se nëse një grua shkon nuse me davulle dhe muzikë edhe kur të divorcohet duhet të ndodhë ashtu.

Çilem është nënë e dy fëmijëve, ndërsa kishte qënë e martuar prej 18 vitesh. Arsyeja e ndarjes sipas mediave, ishte dhuna sistematike dhe problemet ekonomike të çiftit.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 21/06/2021 19:46

    Si kercejn cunat e lagjes gjith qef.. ka ardh mesymorja në lagje. Do. U boj kurs per patent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?