Si dikur, rruga ‘Frosina Plaku’ u kthehet lojës së fëmijëve! Të vegjlit: U kënaqëm! Gjyshërit: Lumturi e pamasë, u shkëputën nga teknologjia

28 Tetor 2023, 15:42| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 15:58

  • Share

Rruga “Frosina Plaku” në kryeqytet për disa orë u kthye si dikur.

Plot fëmijë të shkollës 9 vjeçare “Gustav Mayer”, por edhe lagjes përreth, u argëtuan me lojëra nga më të ndryshmet, pa frikën se rrezikohen nga makinat.

Lojëra sportive, me rërë, me litar apo edhe improvizime të çastit ishin vetëm disa prej aktiviteteve, që i lumturuan aq shumë të vegjlit. Jo çdo ditë, por të paktën dy herë në javë, kërkojnë që hapësira të zëna me makina tu lihen atyre.

Për prindërit e gjyshërit, ky aktivit ishe shumë i mirë për ti larguar fëmijët edhe nga teknologjia.

‘Tirana Street Sport’, u organizua nga Bashkia e kryeqytetit, ndërsa nuk do të ndalet këtu, pasi synohet që organizimi të shtrihet në çdo lagje të kryeqytetit. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?