Foto ilustruese

S'iu bindën policisë, por kapen në Krujë dy hajdutët e tre makinave, njëri i shpëton policisë

22 Shkurt 2020, 09:53| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 10:04

  • Share

KRUJË-Nuk iu bindën urdhrit të policisë për ndalim, pasi lëviznin me makinë të vjedhur, por dy prej tyre u vunë në pranga ndërsa njëri u shpall në kërkim, pasi arriti që të arratisej.

Të arrestuarit janë; A. G. 28 vjeç nga Tirana dhe K.Z. 24 vjeç, banues në Mamurras të akuzuar për vjedhje dhe mosbindje ndaj policisë. Ndërkohë që u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga policia.

Tre personat më datë 20.02.2020, duke udhëtuar me një mjet tip "Benz", i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim. Pas ndjekjes nga Policia ata braktisën makinën dhe njëri  prej tyre arriti të largohet.

Nga veprimet rezultoi se ata kanë vjedhur edhe një Benz në pronësi të Sh. D. më datë 19.11.2019, në fshatin Derven por edhe të një "BMW", në pronësi të E. Ll. në Fushë Krujë.

Komento

Komente

  • Kafsha: 22/02/2020 10:25

    Pas 1990 Tirana u mbush me fshatarë qe thonë se janë tiransa. Nje tirans dembabadem nuk ben shoqëri me nje nga Mamurrasi. Pra të dy fshatarë jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?