Shumë vite për të pranuar veten, sot mbron të drejtat e LGBTI, rrëfehet Arbër Kodra: Të jemi të lirë për të krijuar familje

17 Maj 2022, 18:36| Përditesimi: 17 Maj 2022, 19:23

  • Share

Arbrit, iu desh 13 vite që të pranonte veten. Ishte 11-vjeç kur e kuptoi se i përkiste një orientimi tjetër seksual, por vetëm në moshën 24-vjeçare arriti që të dilte hapur si pjesë e komunitetit LGBT.

“Më ktheve mbrapa në kohë. Kuptohet në moshën e pubertetit. 11-12 vjeç. Në moshën 24 vjeç. Në momentin që pranon veten, lirohesh dhe jeton i lirë. Me familjen nuk kam pasur problem. Më shumë kam pasur me veten time”, tha Arbëri.

Sot pas shumë vitesh, Arbri është krenar që i përket komunitetit LGBTI dhe lufton që edhe njerëz të tjerë si ai, të pranohen dhe të mos paragjykohen. Por, bullizmit nuk i është shmangur dot.

“Bulizmi ekziston akoma. Jam bulëzuar dhe unë. Vite të vështira sepse bulizmi, mospranimi dhe pastaj një luftë e madhe për tu pranuar. Më vjen keq që ka ende persona që nuk pranohen dhe janë pre e bulizmit”, tregon ai.

Në moshën 37 vjeçare, Arbri nuk kërkon privilegje, por të drejtat e mohuara për të qenë i lirë që të krijojë familje.

“Të jetosh si një qytetar i barabartë, është e thjeshtë. Me të njëjtat të drejta. Nëse unë nesër kur të kem partner dua të më njihen të drejtat. Nëse unë sëmurem, partneri im nuk merr dot vendim për mua. Nëse birësojmë një fëmijë, ai fëmijë i njihet vetëm një partneri dhe nëse prindi vdes, fëmijët shkon në jetimore. Duam familje sepse familja është ajo bërthama ku dashuria është e pa kushtëzuar”.

17 maji është dita kur anëtarët e komunitetit LGBT në mbarë botën, protestojnë për të drejtat e tyre dhe kundër diskriminimit me bazë seksuale. Në Tiranë, marshimi është vendosur të bëhet më 21 maj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • elez: 17/05/2022 20:47

    "Kur je me i forte se une, kerkoj meshire, se kjo i pershatet vlerave te tua. Kur jam me i forte se ty, nuk kam meshire, se kjo i pershtatet vlerave te mia". Ne Shqiperi jemi akoma ne fazen e pare. Po e shikojme shume mire fazen e dyte ne perendim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?