Shumë shpejt pritet që të hapë dyert, Rama publikon pamjet nga ambientet e rindërtuara të spitalit Infektiv

2 Nëntor 2022, 08:40| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 08:45

  • Share

TIRANË- Shumë shpejt pritet që të hapë dyert spitali Infektiv pranë QSUT, ambientet e të cilit u rikonstruktuarn në hapësirën e brendshme dhe të jashtme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e rehabilitimit dhe zgjerimit të Spitalit Infektiv.

‘Mirëmëngjes dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe të repartit të urgjencës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?