Flamurtari në përgatitjet e sezonit të ri

Shumë pretendentë për elitën, fillon sot Kategoria e Parë (NDESHJET)

2 Shtator 2023, 09:33
  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri fillon sot edicionin 2023-24. 12 skuadra do jenë në garë për titullin kampion dhe vendin e dytë, që të dërgojnë direkt në elitën e Shqipërisë.

Këtë të shtunë do zhvillohen katër duele, teksa dy të tjera do luhen nesër. Gjithçka merr jetë në Vorë, teksa në 15:00 vendasit e Mërgjyshit luajnë me Besën. Po sot, në 16:00 zhvillohen tre takime. Në "Adush Muça" Bylis luan me Burrelin, Luzi pret Flamurtarin ndërsa Tomori përballet me Korabin.

Të diel në 16:00 luhen dy takimet e fundit për javën e parë. Kastrioti pret Elbasanin, ndërsa Lushnja luan me Apoloninë. Këtë edicion në të Parën janë disa skuadra që janë forcuar, me Flamurtarin, Elbasanin, Vorën apo edhe Korabin që kanë pretendime për kreun.

Kategoria e Parë - java I

E shtunë

15:00 Vora - Besa

16:00

Bylis - Burreli

Luzi - Flamurtari

Tomori - Korabi

E diel

16:00

Kastrioti - Elbasani

Lushnja - Apolonia

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?