Lionel Messi

Shumë marramendëse për Messin, miliarderi kërkon t'i blejë pelerinën e finales së Botërorit

23 Dhjetor 2022, 16:27
  • Share

Fitorja e Kupës së Botës nga Argjentina solli edhe ngritjen e trofeut nga Lionel Messi. Kapiteni i "Albiceleste" u befasua nga emiri i Katarit, sheiku Tamim Bin Hamad. Ky i fundit i vendosi mbi shpinë një pelerinë të quajtur "bisht", që u jepet personave të rëndësishëm në aktivitete shtetërore.

Në lidhje me këtë objekt me vlerë në Katar, ka qenë një nga milionerët e Omanit, Ahmed Albarwani që i ka ofruar 1 milionë dollarë Messit për t'ia shitur "bishtin" e marrë në momentin kur ngriti trofeun.

“Shoku im Messi, urime për fitimin e Kupës së Botës. Emiri i Katarit më mahniti kur vendosi simbolin, një simbol i bujarisë dhe mençurisë mbi supet tuaja. Unë ju ofroj një milionë dollarë për të ma shitur mua”, shkruan në kanalet e komunikimit Ahmed Albarwani.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?