Pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura Agim Sulaj dhe Olta Xhaçka

Shuhet profesori i Akademisë së FA-së Agim Sulaj, Xhaçka: Nder për mua të punoja me profesorin për një projekt që ai e kishte shumë përzemër

25 Janar 2021, 11:43| Përditesimi: 25 Janar 2021, 18:19

  • Share

Ditën e sotme është ndarë nga jeta pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook.

Xhaçka ka shkruar se ka qenë një nder i madh të punonte me profesorin për një nder projektet që ai kishte më shumë përzemër akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.

“Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!”, ka shkruar ajo në fund.

Ora 18:17
Ndarja nga jeta e Sulajt, Meta: Ishte një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen e shumë brezave ushtarakësh

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të pedagogut të Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Meta shkruan se ndihet i trishtuar për ndarjen nga jeta të një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.

“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.

Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij”, shkruan Meta.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?