Aktorja Betty White

Shuhet në moshën 99-vjeçare aktorja e njohur amerikane Betty White

31 Dhjetor 2021, 21:19| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 21:26

  • Share

Ylli i “Beloved Golden Girls”, Betty White, ka ndërruar jetë në vitet 99-vjeçare, vetëm tre javë para ditëlindjes së saj të 100-të.

White, me një karrierë 80-vjeçare dhe fituese e disa çmimeve Emmy, mbylli sytë përfundimisht në shtëpinë e saj.

White po përgatitej për të festuar ditëlindjen e saj të 100-të më 17 janar. Përpara vitit të saj të 100-të, në janar, White dha një intervistë ku u shpreh se 'Jam shumë me fat që jam me shëndet kaq të mirë dhe ndihem kaq mirë në këtë moshë', tha aktorja veterane.

Sipas White, të qenit "e lindur si një optimiste kokëfortë" ishte çelësi i natyrës së saj pozitive. “E kam marrë nga nëna ime dhe kjo nuk ka ndryshuar kurrë”, tha ajo. “Gjithmonë gjej pozitiven”.

Ajo la pas një karrierë të gjatë si aktore e madhe, si komedinë, autore, aktive për të drejtat e njeriut dhe një nga femrat e para pioniere në televizion.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?