Shuhet në moshën 71-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo

15 Qershor 2020, 07:16| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 17:18

  • Share

TIRANË- Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat e më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare është shuar mëngjesin e sotëm. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.

Moikom Zeqo (Durrës, 3 qershor 1949-15 qershor 2020 Tiranë) kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Leterisisë në Tiranë. Fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën "Drita".

Më pas poezitë e tij diktohen për hermetizëm nga udhëheqja e Kohës, dhe dergohet që të punojë si mësues në Rrogozhinë. Për të vijuar më pas 1979-1987 punë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, e më tej si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Është autor i 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja, anglisht, esperanto, gjermanisht etj.

Në fillim të viteve '90, qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës.

Më 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 u zgjodh deputet i PS dhe shërbeu deri më 1996. Më pas shkëputet nga politika, dhe zgjidhet drejtor në Muzeun Kombëtar, duke mos reshtur se qeni kritikë ndaj çështjeve të ndryshme politike, deri në ditët e fundi të jetës së tij.

Mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe "Gjergj Kastëriot Skënderbeu". Intervistën e fundit Zeqo e dha për Report Tv, ku foli për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, sipas së cilit ajo nuk zgjidhte problemet që ka vendi ynë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 16/06/2020 06:39

    I qofte dheu i lehte. Rralle lexoja editoriale, dhe ato ishin vetem te pr. Moikomit. Shuarja e tij fizike krijon hapsira me te medha per keta mediokrit qe medemek kane dhe tituj shkencore

    Përgjigju
  • istem: 15/06/2020 21:45

    Sa e padrejte qe eshte kjo kosorja e zeze. Merr Njerez te tille si Moikomi i Madh e len per te vegjetuar lloj, lloj horrash e dykembeshash pa vlere, qe vetem vegjetojne e shtiren, hane e pine si derrat e te vetmet gjera qe lexojne jane copat e gazetave kur dhjesin... Po me sa duket edhe kjo kosorja paska preferenca e klas te larte, nuk i merr halet e ronxho bonxhot, po vetem atehere kur s'ka se ç'te beje...

    Përgjigju
  • Moon: 15/06/2020 18:38

    Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Grup emigrants usa: 15/06/2020 13:55

    QOFTE PER JETE KUJTIMI I TIJ

    Përgjigju
  • Artan Baliaj: 15/06/2020 13:26

    U nda nga ne një njeri vertet i ditur,një dijetar i madh.Ne nuk do ndahemi nga Moikomi sepse kemi veprën e tij.

    Përgjigju
  • tuio: 15/06/2020 11:49

    Iku dhe nje tjeter figure e rendesishme e kultures tone

    Përgjigju
  • Artur: 15/06/2020 09:59

    Ngushellime famijes te afermeve dhe miqeve. Do te na mungoje intelektti i tij.

    Përgjigju
  • Fatmiri: 15/06/2020 09:19

    Ngushullimet me te perzemerta Familjes se Zotit MOIKOM!MOIKOMI NUK KA VDEKUR,AI RRON DHE DO TE RROJE NE SHEKUJ SI POLIEDRIK E SFINKS I DIJES,KULTURES DHE ETIKES AKADEMIKE SHQIPTARE!

    Përgjigju
  • Ermela: 15/06/2020 09:03

    Njerzit me Emer si Moikom Zeqo nuk vdesin kurre,Moikomi iku fizikisht por me veprat e medha qe la Pas jeton pertsisht njeri I shkolluar,I nderuar si vete Labova trime qe e Lindi dhe e edukoi me dashurine per memen shqiperi qe e deshi aq shume we there jeten ju kushtua ardhedadhuris me penen e tije ,luftoi gjer ne pafundesi per nje demokraci te kulluar.I perjetshem qofte kujtimi dhe vepra stone,familja humbi zemren,shoqeria humbi trurin,ngushllime familjes,I perjetshem qofte kujtimi dhe veprat e tij te medha qe la Pas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?