Shuhet muzikologu Loro Sata në moshën 83-vjeçare

9 Gusht 2020, 13:49| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 16:29

  • Share

TIRANË- Muzikologu Loro Sata është shuar në moshën 83-vjeçare. Artisti u lind në qytetin e Shkodrës. Ku edhe kreu dy të mesme, politeknikumin “7 Nëntori” dhe Liceun Artistik “Jordan Misja” për “Kanto” në Tiranë.  Më tej vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për “Teroritikë” dhe “Kanto”.

Pas përfundimit të studimeve emërohet mësues muzike në rrethin e Lezhës. Angazhohet në krijimin e Ansamblit “Çiftelia”, fitues i katër medaljeve të arta në festivalet kombëtare.

Por gjatë regjimit pushohet nga puna me sugjerim të Komitetit të Partisë për motive biografike, dhe dërgohet të punojë në fshatrat e Tiranës si mësues muzike. Në vitet ‘90, pas përmbysjeve të regjimit komunist emërohet Inspektor i Kulturës dhe Arsimit në njësit bashkiake në Bashkinë e Tiranës.

Bën dhe boton studime të thelluara në krijimtarinë popullore folklorike, rapsod, formacione etj. Ka botuar disa libra, si “Jan Kukuzeli, jeta dhe vepra”, “Si të njohëm muzikën”, “Rima dhe muzika”, “Këngë, art dhe teknikë”, “Figura të shquara të artit muzikor botërore”.

Djali i tij, kantautori Vlashent Sata konfirmon se varrimi i muzikologut do të bëhet sot në 9 gusht, ora 17.00 në varrezat e Rrmajit në Shkodër.

“Ti je muzika ime, dashnia për jetën, o i buti im zemërmal! Natë me shi sot baba im, po nesër me ty në shpirt prapë kam me knu si mke msu ti! Dritë paç o fëmija ma i bukur që kam njoft!”, shkruan mes dhimbjes kantautori Vlashent Sata.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?